☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,509 ▼0.55%
DOW 52,184 ▼0.39%
NASDAQ 24,998 ▼1.01%
NAFTA 86.37 ▼0.55%
ARI 4,036 ▼1.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,428 ▼ -1.94% ETH $2,045 ▼ -3.95% XRP $1.0641 ▼ -2.72% SOL $83.0200 ▼ -4.29%
S&P 500 7,509 ▼0.55 % DOW 52,184 ▼0.39 % NASDAQ 24,998 ▼1.01 % NAFTA 86.37 ▼0.55 % ARI 4,036 ▼1.91 % S&P 500 7,509 ▼0.55 % DOW 52,184 ▼0.39 % NASDAQ 24,998 ▼1.01 % NAFTA 86.37 ▼0.55 % ARI 4,036 ▼1.91 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kosova

Babai i Diana Kastratit: Edhe 15 vjet pas rastit të vajzës sime, neglizhenca institucionale vazhdon

Babai i Diana Kastratit, Gëzim Kastrati, ka shprehur shqetësimin e tij për vonesën 15-vjeçare në nisjen e gjykimit ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij në vitin 2011.

Në Five të TV Dukagjinit, Kastrati ka thënë se është shqetësuese që vetëm pas 15 vjetësh ka nisur procedura gjyqësore për këtë rast, ndërsa seanca e së martës është shtyrë për shkak të çështjeve procedurale.

“Është shqetësuese për mua si prind, për familjen dhe për tërë shoqërinë kosovare, pas 15 vjetësh të fillojë një seancë për mbajtjen e përgjegjësisë për rastin që ka ndodhur. Është një nismë, por siç e patë, seanca u shty për shkak të disa procedurave që nuk ishin realizuar me kohë”, ka deklaruar ai.

Kastrati ka kritikuar edhe reagimin e institucioneve ndaj rasteve të dhunës në familje, duke thënë se mosveprimi i zyrtarëve përgjegjës vazhdon të jetë problem, pavarësisht se vetëdijesimi dhe raportimi i rasteve nga viktimat është rritur.

Ai ka përmendur disa institucione, përfshirë Qendrat për Punë Sociale, Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, duke vlerësuar se neglizhenca e tyre ka ndikuar në vazhdimin e rasteve të tilla.

“Përkundër përshkrimit tim që të marrim masa ndaj rasteve të tilla, për fat të keq, akoma nuk janë ndalur këto raste. Si pasojë, siç po shihet, e neglizhencës së zyrtarëve në detyrë, të dikastereve të ndryshme e institucioneve të ndryshme. Duke filluar prej Qendrës për Punë Sociale, Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial e kështu me radhë”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, shoqëria vazhdon të përballet me mentalitet patriarkal, ndërsa problemi kryesor mbetet mungesa e reagimit dhe e përgjegjësisë institucionale ndaj rasteve të raportuara të dhunës në familje.

“Vetëdijesimi duket se është ngritur dhe rastet po lajmërohen. Personat që po atakohen me dhunë në familje, ata po denoncojnë rastin. Mirëpo, çfarë ka mbetur e njëjta çështje është mosreagimi i personave përgjegjës, mosmarrja e masave e personave përgjegjës për mosveprim. Kjo ka mbetur e njëjta çështje që nga rasti i vajzës sime e deri më sot. Vetëm në këtë vit kemi tetë gra të humbura nga dhuna në familje”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, seanca ndaj Adnon Jasharit, i cili ndodhet në arrati, është ndërprerë pas kërkesës së avokatit mbrojtës, Haxhi Millaku, i cili ka pretenduar se nuk ishte pajisur me aktakuzën dhe shkresat e lëndës.

Prokuroria ka propozuar që gjykimi ndaj të akuzuarit të zhvillohet në mungesë, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 23 dhjetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.