Makinë me karburant apo elektrike? Ja sa mund të kursejnë drejtuesit e automjeteve
– Zgjedhja e një automjeti elektrik mund të sjellë kursime të konsiderueshme në krahasim me automjetet që përdorin karburantet tradicionale, shkruan skytg24.com
Diferenca nuk lidhet vetëm me shpenzimet për përshkimin e një distance të caktuar, por edhe me kostot e mirëmbajtjes dhe administrimit të automjetit.
Në një periudhë të karakterizuar nga çmimet e larta të benzinës dhe naftës, lëvizshmëria elektrike përfaqëson një alternativë që duhet vlerësuar edhe nga pikëpamja ekonomike.
Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan edhe zgjerimi gradual i infrastrukturës publike të karikimit, duke e bërë këtë teknologji gjithnjë e më të aksesueshme.
Sipas një skenari ku 80% e karikimeve kryhen në banesë dhe 20% e mbetur në stacionet publike, kostoja mesatare për të përshkuar 100 kilometra me një automjet elektrik është rreth 5,50 euro.
Për të përshkuar të njëjtën distancë, një automjeti me benzinë i nevojiten mesatarisht 11,60 euro, ndërsa një automjeti me naftë rreth 11,50 euro.
Mundësia e karikimit të automjetit përmes rrjetit elektrik të banesës përbën një nga faktorët vendimtarë për uljen e shpenzimeve.
Kur furnizimi me energji kryhet kryesisht në shtëpi, kostoja mesatare zbret në rreth 4,50 euro për 100 kilometra, me një ulje prej afro 60% krahasuar me një automjet me benzinë.
Duke marrë në konsideratë një distancë prej 12 mijë kilometrash në vit, përfitimi ekonomik mund të arrijë dhe të tejkalojë 850 euro, në varësi të mënyrës së karikimit.
Edhe drejtuesit e automjeteve që nuk kanë mundësi t’i karikojnë ato në banesë apo në vendin e punës, mund të përfitojnë nga kosto më të ulëta në krahasim me motorët tradicionalë.
Duke përdorur vetëm infrastrukturën publike të karikimit, shpenzimi mesatar i përllogaritur është rreth 9,40 euro për 100 kilometra.
Edhe drejtuesit e automjeteve që nuk kanë mundësi ta karikojnë makinën në banesë apo në vendin e punës, mund të ulin shpenzimet në krahasim me automjetet me motorë tradicionalë.
Duke përdorur ekskluzivisht stacionet publike të karikimit, shpenzimi mesatar i përllogaritur është 9,40 euro për çdo 100 kilometra.
Përfitimi ekonomik është më i kufizuar krahasuar me karikimin në banesë, por mbetet gjithsesi i konsiderueshëm.
Kursimi arrin në 19% në krahasim me automjetet me benzinë dhe në 18% kundrejt atyre me naftë.

Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.