Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 05 August 2026
S&P 500 7,782 ▲0.59%
DOW 54,694 ▲1.12%
NASDAQ 26,675 ▲0.34%
NAFTA 75.50 ▼0.36%
ARI 4,251 ▲2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,400 ▲ +1.18% ETH $1,877 ▲ +0.9% XRP $1.0615 ▼ -0.92% SOL $73.9200 ▲ +0.56%
S&P 500 7,782 ▲0.59 % DOW 54,694 ▲1.12 % NASDAQ 26,675 ▲0.34 % NAFTA 75.50 ▼0.36 % ARI 4,251 ▲2.37 % S&P 500 7,782 ▲0.59 % DOW 54,694 ▲1.12 % NASDAQ 26,675 ▲0.34 % NAFTA 75.50 ▼0.36 % ARI 4,251 ▲2.37 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Kosova

​Bajrami: LDK e do pozitën e presidentit, jo të kryeministrit

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami deklaroi sot para gazetarëve se, nëse LDK-ja do të merrte pozitën e presidentit do të arrihej një balancë e pushteteve.

Bajrami në një deklaratë për media tha se atëherë do ta konsideronin me shumë kuriozitet ofertën e lëvizjes Vetëvendosje për ndarje pushteti.

“Kur kemi marrëveshje të tilla ku do të thosha ofrohet nga zoti Kurti disa pozita në qeveri të cilat në fakt pas disa javëve edhe mund t’i marrë, po edhe marrëveshje të tjera ku LDK-ja potencialisht mund ta marrë pozitën e presidentit dhe kjo konsideroj që është një balancë e pushteteve për Kosovën dhe pastaj natyrisht që do ta konsiderojmë me shumë seriozitet”, tha Bajrami.

Ajo tha se është kundër shkuarjes prapë në zgjedhje dhe se është pro një marrëveshjeje të mirë për Kosovën, rrjedhimisht edhe për LDK-në.

“Por ajo çka mund të them është që kategorikisht jam kundër shkuarjes prapë në zgjedhje dhe jam për një marrëveshje të mirë, e cila është marrëveshje e mirë për Kosovën, rrjedhimisht edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë ka pasur në interes interesin e Kosovës dhe kështu konsideroj që duhet të jetë, duhet të mbizotërojë dhe t’i mbyllë dritaret secilit interes personal”, shtoi ajo, raporton kp.

Gjatë deklarimit, Bajrami potencoi se nuk do e pranonin pozitën e kryeministrit nëse do t’jua ofrojë Kurti, ndërsa mohoi se ka informacione nëse do të ketë edhe sot takim mes tyre dhe Kurtit.

Ndërsa, sa i përket emrit për president të propozuar nga ky subjekt politik, Bajrami u shpreh se kryetari i partisë do të kthehet në grupin parlamentar dhe të shohë se kush nga kandidatët mund t’i marr votat e mjaftueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.