Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.43 ▼1.68%
ARI 4,076 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $61,298 ▲ +4.51% ETH $1,649 ▲ +4.82% XRP $1.0806 ▲ +3.91% SOL $82.0200 ▲ +9.62%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.43 ▼1.68 % ARI 4,076 ▼0.16 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.43 ▼1.68 % ARI 4,076 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Politika

Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike mandatit të qytetarëve, ndërsa u ka bërë thirrje protestuesve se ka mbetur pak kohë për dialog. Balla u shpreh se janë të gatshëm të dëgjojnë arsyet e tubimit dhe të reflektojnë.

Nga ana tjetër, Balla dënoi ashpër aktet e dhunës në protestë, duke bërë me dije se tre punonjës policie kanë mbetur të plagosur rëndë. Ai nënvizoi se Kuvendi nuk do të heshtë përballë sulmeve ndaj uniformave të shtetit dhe i bëri thirrje qytetarëve të distancohen nga elementët e dhunshëm që, sipas tij, e kanë marrë peng protestën.

“Kuvendi do të vazhdojë ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët. Grupi parlamentar i PS do t’i qëndrojë besnik votës që na ka sjellë në këtë sallë.

Dënojmë aktet e dhunës të inspiriuara dhe të frymëzuara nga individë kriminalë të përfshirë brenda protestës.

Tre punonjës policie janë të plagosur dhe të lënduar rëndë, gjakosur dhe ky Kuvend nuk mund të heshtë, gjaku i policisë është gjaku i shtetit.

Këta u trembën nga veza, megjithatë detyra jonë është të vazhdojmë përpara detyrën tonë historike që brenda këtij mandati ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE.

Protestuesve në emër të PS, pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju, që keni shkelur ligjin me përpjekjet për protestë, po vjen.

Që nga zemërimi për natyrën deri te zemërimi ndaj gjithkujt prej jush dhe atyre që kanë shpërdoruar besimin mbi karrigen e pushtetit brenda PS.

Arsyet e juaja për protestën jemi të gatshëm t’i dëgjojmë dhe të reflektojmë duke dëgjuar ato.

Kam besim shumë që qytetaria e bukur e bulevardit të flamurit di të distancohet akoma edhe më shumë sesa bëri dje nga dhuna e mbeturinave politike dhe çdo force që e ka marrë peng protestën”, u shpreh Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.