🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼1.96%
ARI 4,031 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,142 ▼ -0.4% ETH $2,317 ▼ -1.04% XRP $1.2959 ▼ -0.19% SOL $100.8100 ▼ -0.73%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

ITALI – Mattarella: Inteligjenca artificiale dhe lajmet e rreme rrezikojnë demokracinë

FIRENCE, 26 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella paralajmëroi për rreziqet që paraqesin përdorimi i pakontrolluar i inteligjencës artificiale (IA) dhe përhapja e lajmeve të rreme, të cilat mund të ndikojnë në opinionin publik dhe në vendimmarrjen e qytetarëve.

Gjatë hapjes së edicionit të pestë të Festivalit të Rajoneve dhe Provincave Autonome, në Firence, Mattarella kërkoi masa të shpejta dhe efektive për të parandaluar përdorimin e papërshtatshëm të inteligjencës artificiale.

Ai theksoi se kjo teknologji ofron mundësi të mëdha për përparim, por zhvillimi i pakontrolluar dhe përqendrimi i fuqisë në duart e vetëm disa kompanive, mund të sjellin pasoja të paparashikueshme.

Sipas presidentit italian, është e domosdoshme vendosja dhe zbatimi i rregullave, që garantojnë përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Ai vlerësoi gjithashtu kuadrin rregullator të Bashkimit Evropian në këtë fushë.

Mattarella paralajmëroi se manipulimi i informacionit përmes internetit dhe përhapja e lajmeve të rreme, mund të orientojnë qëndrimet dhe zgjedhjet e qytetarëve, duke rrezikuar vlerat themelore të demokracisë.

“Manipulimi i informacionit, edhe përmes përhapjes së lajmeve të rreme dhe duke shfrytëzuar mundësitë që ofron interneti, mund të ndikojë në opinionin publik dhe të orientojë qëndrimet dhe zgjedhjet e tij”, u shpreh ai.

Presidenti italian theksoi se institucionet duhet të përshtaten me ndryshimet e shpejta teknologjike, dhe të bashkëpunojnë për të mbrojtur interesin publik dhe besimin e qytetarëve te demokracia. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.