☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,547 ▲ +2.15% ETH $2,377 ▲ +2.77% XRP $1.3341 ▲ +2.55% SOL $102.8900 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

“Ballkani”, në Kuvendin grek. Interpelancë për zhvillimet në Tiranë e Shkup

Deputetë të partisë opozitare “Demokracia e Re”, 18 të tillë, kanë kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias në Parlamentin grek, në lidhje me deklaratat e bëra nga ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe Maqedoni, gjatë një interviste në kanalin televiziv “SKAI”.
Sipas deputetëve të opozitës greke, Kammenos, i cili është njëkohësisht edhe kreu i partisë aleate “Grekët e Pavarur” në qeverinë “Tsipras”, ka shprehur disa pikëpamje në lidhje me zhvillimet e kohëve të fundit në Ballkan, që – siç theksojnë, – nuk janë serioze dhe konsiderohen të paqëndrueshme, pasi bien në kundërshtim me politikën e jashtme që ushtron Athina zyrtare.
Deputetët konservatorë pyesin ministrin e Jashtëm nëse kabineti “Tsipras” mbështet 3 pohime të bëra në intervistën e ministrit grek të Mbrojtjes, sipas të cilit:
1- Garanci për Perëndimin është krijimi i një harku kristiano-ortodoks në rajon.
2- Në Shkup është mëse e qartë se shumica e popullsisë janë shqiptare.
3- Të mos pranohet fjala “Maqedoni” në emërtimin e ri të fqinjit verior të Greqisë.
Konservatorët grekë theksojnë se është e nevojshme që politika e jashtme e vendit të ushtrohet me qëndrueshmëri, përgjegjësi dhe formim politik, sidomos në një kohë kur situata në Ballkan është veçanërisht e paqëndrueshme dhe kritike.
Ndaj ata kërkojnë nga kreu i diplomacisë greke, se cili është pozicionimi zyrtar i qeverisë për zhvillimet në Shkup dhe nëse pikëpamjet e reja për çështjet që lidhen me Maqedoninë nga Kammenos janë baza mbi të cilat po rindërtohet politika e jashtme greke.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.