☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,578 ▼1.85%
DOW 51,856 ▼0.93%
NASDAQ 25,387 ▼3.05%
NAFTA 104.62 ▲2.57%
ARI 3,904 ▼3.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,269 ▼ -4.59% ETH $2,244 ▼ -4.47% XRP $1.2484 ▼ -3.64% SOL $94.9100 ▼ -6.6%
S&P 500 7,578 ▼1.85 % DOW 51,856 ▼0.93 % NASDAQ 25,387 ▼3.05 % NAFTA 104.62 ▲2.57 % ARI 3,904 ▼3.15 % S&P 500 7,578 ▼1.85 % DOW 51,856 ▼0.93 % NASDAQ 25,387 ▼3.05 % NAFTA 104.62 ▲2.57 % ARI 3,904 ▼3.15 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Balotazhi i presidencialeve në Maqedoninë e Veriut, vendos vota e shqiptarëve

Mitingjet elektrorale të natës së kaluar i kanë lënë vendin heshtjes zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, disa orë përpara se të fillojë raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Stevo Pendarovski, i mbështetur nga koalicioni qeveritar i kryeministrit Zaev, dhe Gordana Silianovska, e përzgjedhura e partisë opozitare VMRO-DPMNE, kanë theksuar edhe njëherë rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në votim dhe nevojën e stabilitetit politik të vendit.

“Të shkoni të votoni masivisht të dielën më 5 maj. Siç e dini, ekipi politik që ju udhëhoqi dy vitet e fundit ka zgjidhur çështje të cilat askush nuk mundi t’i zgjidhte 30 vitet e fundit. E dini që ishin kompromise të vështira, por të domosdoshme, dhe e dini se para ndryshimit të emrit të vendit tonë bota dhe BE-ja nuk hapte dyert për ne”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

“Deri më tani, asnjë nga funksionet e presidentit nuk u përdor me të vërtetë për të zgjidhur çështjen e emrit. Ju referohem pushteteve të ndara që presidenti ka në marrëdhëniet e jashtme”, tha Gordana Silianovska, kandidate për presidente e VMRO-DPMNE-së.

Kusht që Maqedonia e Veriut të zgjedhë të dielën presidentin e 6 të saj është që pjesëmarrja të jetë mbi 40%. Përndryshe, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, siç ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, me një presidencë disamujore të kryetarit aktual të Parlamentit, Talat Xhaferi.

Thirrje për pjesëmarrje masive kanë bërë edhe krerët e BDI-së, partisë më të madhe të shqiptarëve në vend, ndërkohë që udhëheqësit e dy partive shqiptare të opozitës, që mbështetën kandidatin e tyre Blerim Reka në raundin e parë, u janë drejtuar përkrahësve të tyre të votojnë sipas ndërgjegjes.

Të gjithë tashmë e dinë se zgjedhja e presidentit apo dështimi i procesit është një prej kushteve kryesore që BE-ja kërkon nga Maqedonia e Veriut, për t’i dhënë datën e fillimit të negociatave për integrimin europian të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.