⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $65,406 ▼ -4.8% ETH $1,826 ▼ -5.31% XRP $0.9566 ▼ -6.01% SOL $72.4900 ▼ -8.93%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Kosova

Bangladeshi propozon dërgimin e profesionistëve të kualifikuar për punë në Kosovë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës, Fitore Pacolli-Dalipi, është takuar më 13 nëntor me ministren e Shtetit për Punët e Jashtme të Bangladeshit, Shama Obaed Islam, në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP31).

Ministria e jashtme e Bangladeshit njofton se në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Shtetit për Mjedisin, Pyjet dhe Ndryshimet Klimatike të Bangladeshit, Shaikh Faridul Islam, si dhe asistenti special i kryeministrit për këto fusha, MD. Saimum Parvez.

Sipas njoftimit për takimin, diskutimet janë përqendruar në sfidat klimatike me të cilat përballen të dyja vendet dhe mundësitë për bashkëpunim përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave të mira.

Pacolli-Dalipi ka paraqitur sfidat me të cilat përballet Kosova në menaxhimin e përmbytjeve, ujërave dhe cilësisë së ajrit, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e riciklimit dhe menaxhimit të mbeturinave.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Bangladeshit kanë prezantuar nismat e qeverisë së tyre për kontrollin e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbeturinave.

Një prej temave të diskutimit ka qenë edhe bashkëpunimi në fushën e migrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Ministrja e Shtetit e Bangladeshit ka propozuar bashkëpunim ndërmjet dy qeverive, përmes të cilit profesionistët e kualifikuar nga Bangladeshi do të mund të punonin në sektorë të ndryshëm ku Kosova ka mungesë të kuadrove profesionale.

Pacolli-Dalipi e ka marrë në konsideratë këtë propozim.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivel politik dhe ekonomik, përmes vizitave të ndërsjella, dialogut të rregullt dhe shkëmbimit të delegacioneve tregtare.

Palët kanë shprehur interesim për bashkëpunim në fushat e riciklimit, transferimit të teknologjisë, menaxhimit të mbeturinave dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm.

Në fund, Pacolli-Dalipi ka shprehur dëshirën për të vizituar Bangladeshin, ndërsa homologja e saj e ka ftuar për një vizitë në një kohë të përshtatshme për të dyja palët.

Gjatë takimit, ministrja kosovare është njoftuar edhe me produktet artizanale të prodhuara nga juta, të cilat Bangladeshi i promovon si alternativë të biodegradueshme ndaj plastikës. Ajo ka marrë dhuratë disa punime të tilla dhe është ftuar të vizitojë pavijonin e jutës në zonën e gjelbër të COP31./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.