🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.11 ▼0.95%
ARI 4,503 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $64,386 ▼ -4.32% ETH $1,799 ▼ -4.06% XRP $1.1983 ▼ -3.27% SOL $71.0500 ▼ -5.27%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.11 ▼0.95 % ARI 4,503 ▲0.81 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.11 ▼0.95 % ARI 4,503 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Banka Popullore: Ekonomia e vendit këtë vit do të ketë rritje prej 3.5%

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të arrijë rritje të BPV-së prej 3.5 përqind këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të përshpejtohet dhe të rritet me 3.8 përqind. Motivi kryesor do të vazhdojnë të jenë investimet, veçanërisht projektet e infrastrukturës publike, si dhe rimëkëmbja graduale e kërkesës së jashtme.

Këtë e theksoi sot në një konferencë për shtyp Guvernatori Trajko Sllaveski, i cili theksoi se Këshilli i Bankës Popullore, në seancën e mbajtur sot, shqyrtoi dhe miratoi parashikimet më të fundit makroekonomike, të përfshira në Raportin Tremujor të Bankës Popullore.

“Raporti arrin në përfundimin se ekonomia botërore vazhdon të përballet me rreziqe të konsiderueshme. Pas rritjes prej 3.4% në vitin 2025, pritet një ngadalësim i moderuar i rritjes botërore, i cili do të ulet në 3.1% në vitin 2026, ndërsa inflacioni botëror është rishikuar lart. Burimi kryesor i pasigurisë mbeten konfliktet gjeopolitike, veçanërisht përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, e cila ndikon ndjeshëm në çmimet e produkteve primare dhe flukset tregtare. Për momentin, sipas skenarëve bazë të institucioneve ndërkombëtare, supozohet një përfundim i shpejtë i konfliktit, gjegjësisht nuk pritet destabilizim i pritjeve për inflacionin, as një shtrëngim më i madh i kushteve financiare globale”, u theksua në konferencën e sotme.

Lidhur me ekonominë vendase, parashikimet e fundit makroekonomike mbështeten gjithashtu në një skenar të moderuar, sipas të cilit pritet një përfundim më i shpejtë i konfliktit, normalizim i furnizimeve me naftë dhe një rënie graduale e çmimeve në gjysmën e dytë të vitit.

“Sipas këtyre parashikimeve, inflacioni pritet të jetë rreth 4% në vitin 2026, me stabilizim më të ngadaltë në kushtet e çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimit. Në periudhën e ardhshme, pritet një rënie graduale e inflacionit në rreth 3% në vitin 2027 dhe kthimi i tij në mesataren historike prej 2% në afat të mesëm, i ndikuar nga pritjet e ankoruara të inflacionit dhe presionet e kufizuara nga kërkesa e brendshme.

Në kushte të tilla, parashikimet për ekonominë vendase tregojnë për një rimëkëmbje ekonomike të moderuar, por të qëndrueshme. Rritja e BPV-së pritet të arrijë në 3.5% në vitin 2026 dhe të përshpejtohet në 3.8% në vitin 2027. Faktori kryesor nxitës do të vazhdojë të jenë investimet, veçanërisht projektet e infrastrukturës publike, si dhe rimëkëmbja graduale e kërkesës së jashtme”, tha Guvernatori./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.