☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,893 ▼ -3.09% ETH $2,445 ▼ -2.68% XRP $1.3879 ▼ -3.96% SOL $104.3500 ▼ -4.73%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
29 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Banka ProCredit Maqedoni ua mundëson Apple Pay klientëve të saj

Mënyrë më e sigurt, më e besueshme dhe plotësisht private për të kryer pagesa me iPhone dhe Apple Watch.

Banka ProCredit Maqedoni me kënaqësi njofton se Apple Pay është tashmë i disponueshëm për klientët e saj. Me Apple Pay, klientët mund të kryejnë pagesat shpejtë, në mënyrë të sigurt dhe të thjeshtë me iPhone, Apple Watch, iPad ose Mac. Banka ProCredit ua mundëson klientëve të saj Apple Pay si një mënyrë pagese më të sigurt, më të besueshme dhe plotësisht private, e cila u lejon klientëve të shmangin dorëzimin e kartës së pagesës tek një person tjetër, prekjen e butonave fizikë ose shkëmbimin e parave të gatshme, duke përdorur fuqinë e iPhone për mbrojtjen e çdo transaksioni.

Klientët thjesht e afrojnë pajisjen e tyre iPhone ose Apple Watch pranë terminalit të pagesës për të kryer pagesë pa kontakt. Çdo transaksion me Apple Pay është i sigurt, sepse para realizimit të tij kryhet verifikimi me Face ID, Touch ID ose fjalëkalimin e pajisjes, si dhe përdoret një kod dinamik sigurie, unik dhe njëhershëm. Apple Pay pranohet në shitore ushqimore, farmaci, taksi, restorante, kafene, pika shitjeje me pakicë dhe shumë vende të tjera.

“Zgjidhjet më të mira digjitale janë ato që klientët pothuajse nuk i vërejnë, sepse thjesht funksionojnë. Me Apple Pay, ne u mundësojmë klientëve të paguajnë shpejt, në mënyrë të sigurt dhe të thjeshtë, duke përdorur pajisjen që tashmë e kanë me vete çdo ditë.Qëllimi ynë është që aktivitetet e përditshme të kërkojnë më pak kohë dhe më pak vëmendje, në mënyrë që klientët të mund të përqendrohen në atë që është vërtet e rëndësishme për ta”, deklaroi Stevçe Kuzmanovski, anëtar i Bordit Drejtues të Bankës ProCredit Maqedoni.

Klientët mund ta përdorin opsionin e pagesës Apple Pay edhe në iPhone, iPad dhe Mac për blerje më të shpejta dhe më të thjeshta përmes aplikacioneve celulare ose online përmes shfletuesit Safari, pa pasur nevojë të krijojnë llogari përdoruesi ose të fusin vazhdimisht të dhënat për pagesë dhe dërgesë. Apple Pay e lehtëson pagesën gjatë porosive të ushqimit dhe produkteve ushqimore, blerjeve online, si dhe transportit dhe parkimit, ndër të tjera. Apple Pay mund të përdoret gjithashtu për pagesat e kryera brenda aplikacioneve celulare përmes Apple Watch.

“Me kënaqësi e mbështesim Bankën ProCredit në lansimin e Apple Pay. Përmes këtij partneriteti, pagesat e përditshme për përdoruesit në Maqedoni bëhen më të thjeshta, më të sigurta dhe në përputhje me standardet globale të Mastercard”, deklaroi Vanja Manova, menaxhere përgjegjëse për rajonin nga Mastercard.

Siguria dhe privatësia janë parime kyçe të funksionimit të Apple Pay. Kur klientët përdorin një kartë krediti ose debiti me Apple Pay, shifrat e kartës nuk ruhen as në pajisje dhe as në serverët e Apple. Në vend të tyre, caktohet një numër unik i llogarisë së pajisjes (Device Account Number), i cili është i enkriptuar dhe ruhet në mënyrë të sigurt në Secure Element – një çip i certifikuar sipas standardeve të industrisë, i krijuar për ruajtjen e sigurt të të dhënave të pagesave në pajisje.

Apple Pay është i lehtë për t’u konfiguruar. Në iPhone, mjafton të hapet aplikacioni Wallet, të preket butoni “+” dhe të ndiqen hapat për shtimin e kartës së kreditit ose debitit nga Banka ProCredit Maqedoni. Pasi karta të shtohet në iPhone, Apple Watch, iPad ose Mac, Apple Pay mund të përdoret menjëherë në atë pajisje. Klientët do të vazhdojnë të përfitojnë nga të gjitha avantazhet që ofrojnë kartat e Bankës ProCredit Maqedoni.

Për më shumë informacione rreth Apple Pay, vizitoni faqen: https://www.apple.com/apple-pay/Për më shumë informacione rreth Bankës ProCredit Maqedoni, vizitoni faqen: www.pcb.mk.

Rreth Bankës ProCredit Maqedoni

Banka ProCredit Maqedoni është pjesë e Grupacionit ndërkombëtar ProCredit dhe është një bankë e orientuar drejt zhvillimit, e cila ofron shërbime bankare të sigurta, të drejta dhe transparente për persona fizikë dhe ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.