☁️
Tiranë 11°C · Vranët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,249 ▼ -1.07% ETH $2,181 ▼ -1.7% XRP $1.4163 ▼ -1.23% SOL $86.7000 ▼ -2.87%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Politika

Basha: Mos të zvarritet ligji për dekriminalizimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot grupin parlamentar të PD-së, pak para nisjes së seancës kuvendore.

Gjatë fjales se tij, Basha kërkoi mos te zvarritet proçesi i dekriminalizimit, ndërsa shtoi se me 21 qershor vota e qytetarëve do t’i japë atë që meriton kësaj qeverie.

“Prezantimi i kandidatëve po shndërrohet në një marshim popullor të protestës kundër qeverisë, manifestim popullor të shpresës dhe bashkimit pa dallime politike të kandidatëve tanë. Rrallë herë ka ndodhur në këto 24 vite që fushatat të kulmojnë pa nisur. Qytetarët duan shpresë për të dalë nga kjo situatë”, tha Basha.

Sipas tij,  21 qershori është dita e qytetarëve. “Në 21 qershor e kanë radhën qytetarët. Vota është instrumenti i tyre për të ndryshuarr vendin. Njerëzit mezi po presin për të marrë hakun ndaj kësaj qeveria që bëri shqiptarët të marrin rrugët. 21 qershori është dita e gjykimit të madh”, deklaroi kryetari i PD-se.

Duke folur për dekriminalizimin, Basha tha se qeveria po e zvarrit ligjin e propozuar nga PD, i cili duhet të hyjë në fuqi menjëherë, që dhe kandidatët e propozuar për garën e 21 qershorit të preken nga ky ligj. “Partia Demokratike është e bindur në nismën e saj për të pastruar listat e kandidatëve për Bashki nga elementët kriminale. Prandaj i bëjmë thirrje qeverisë të mos zvarrise ligjin e propozuar nga ne, ashtu si dhe amendimin e dhënë së fundmi, që në ligj të futen edhe kandidatët për kryetar Bashkie, për të pastruar listat nga elemente që kanë shkelur ligjin”, vijoi Basha.

Duke folur për PD-në dhe ofertën e saj politike, Basha tha se Partia Demokratike do ofrojë uljen e çmimit të energjisë, uljen e taksave etj. “Punë, zhvillim dhe dinjitet, kjo është oferta jonë. Edhe socialistët, ata që nuk janë pjesë e panairit të krimit, janë bërë pjesë me ne. E vërteta e mbështetur me fakte nuk mund të mos jetë përbashkuese, theksoi kryetari i PD-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.