🌧️
Tiranë 14°C · Shi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.94 ▲1.51%
ARI 3,599 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,430 ▲ +3.6% ETH $1,688 ▲ +2.62% XRP $0.9447 ▲ +4.9% SOL $70.7600 ▲ +5.09%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.94 ▲1.51 % ARI 3,599 ▲0.96 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.94 ▲1.51 % ARI 3,599 ▲0.96 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Politika

Ismaili: Opozita po nxit dhunën dhe po përdor të miturit për interesa politike

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, hodhi akuza ndaj opozitës gjatë seancës parlamentare, duke e cilësuar atë përgjegjëse për nxitjen e dhunës në protesta, përfshirjen e të miturve në tubime dhe përhapjen e, sipas saj, pretendimeve të pavërteta mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Në fjalën e saj, Ismaili theksoi se dhuna nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë dhe nuk mund të trajtohet me standarde të dyfishta, pavarësisht nëse shfaqet në protesta apo në hapësirën online.

“Dhuna ka vetëm një emër, dhunë. Nuk mund të justifikohet as në sheshe dhe as online”, deklaroi ministrja.

Duke iu referuar incidenteve gjatë protestave, Ismaili kritikoi opozitën për përmendjen në Kuvend të emrave të të miturve të lënduar, duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga organizatorët e tubimeve.

“Si mund të vini me krenari këtu dhe të lexoni një listë të tërë emrash minorenësh? Pak njerëzillëk nuk e keni?”, u shpreh ajo.

Ministrja ngriti shqetësimin edhe për, sipas saj, pengimin e studentëve që kanë zgjedhur të vijojnë procesin mësimor gjatë protestave. Ajo theksoi se Policia e Shtetit duhet të garantojë rendin dhe sigurinë në institucionet arsimore.

“Ku është parë që huliganë protestues të shkojnë dhe të nxjerrin me dhunë studentë nga auditoret vetëm sepse nuk pranojnë që ata të shkojnë në universitet për të mësuar?”, tha Ismaili.

Gjatë fjalës së saj, ministrja ndaloi edhe te projektbuxheti i vitit 2027, të cilin e cilësoi si historik, me një vlerë prej 10 miliardë eurosh. Ajo vuri në dukje mbështetjen financiare për studentët, veçanërisht për ata që vijnë nga familje në nevojë, duke njoftuar se nga viti i ardhshëm ndihma mujore për këtë kategori do të rritet nga 10 mijë në 25 mijë lekë.

Sa i përket procesit të integrimit europian, Ismaili kundërshtoi pretendimet e opozitës për bllokimin e negociatave me Bashkimin Europian. Ajo theksoi se Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në këtë proces dhe se deri më 15 dhjetor pritet të mbyllen kapituj të tjerë të negociatave.

“Si mund të flisni për bllokim të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, kur deri më 15 dhjetor do të mbyllim disa kapituj të tjerë, jo një, jo dy, jo tre, por më shumë?”, deklaroi ministrja.

Në përfundim, Ismaili përdori tone kritike ndaj opozitës, duke e lidhur retorikën dhe veprimet e saj me humbjen e zgjedhjeve dhe përpjekjet për rikthim në pushtet.

“Në grahmën e fundit është një opozitë që ka humbur zgjedhje të lira e të ndershme dhe që për karriget e veta të munguara është gati të nxjerrë si mish për top edhe të miturit”, përfundoi ministrja.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.