🌧️
Tiranë 14°C · Shi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 85.07 ▲1.66%
ARI 3,599 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,686 ▲ +3.84% ETH $1,693 ▲ +2.81% XRP $0.9501 ▲ +5.51% SOL $71.0800 ▲ +5.02%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.07 ▲1.66 % ARI 3,599 ▲0.96 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.07 ▲1.66 % ARI 3,599 ▲0.96 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Bota

KUVAJT – Dronët iranianë godasin objektin ushtarak, humbin jetën dy shtetas italianë

KUVAJT SITI, 26 nëntor /ATSH-ANSA/ – Dy shtetas italianë kanë humbur jetën pas një sulmi me dronë iranianë ndaj një objekti ushtarak në Kuvajt, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi vdekjen e dy shtetasve italianë, të cilët punonin si teknikë për kompaninë “Rheinmetall Italia”, pjesë e grupit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”.

Sipas Tajanit, dy teknikët ndodheshin në një post ushtarak të zbulimit dhe monitorimit të mbrojtjes ajrore në Kuvajt, ku po kryenin punime mirëmbajtjeje në antenat e sistemit “Skyguard”, në shërbim të forcave të armatosura kuvajtiane, kur objekti u godit nga dronët iranianë.

“Pas një shpërthimi të fuqishëm, të dy bashkëqytetarët tanë, sipas informacioneve që vijnë nga Kuvajti, kanë humbur jetën”, deklaroi Tajani gjatë një seance në Senatin italian.

Fillimisht, Ministria e Mbrojtjes së Kuvajtit njoftoi se katër persona ishin plagosur nga copëzat e mbetura pas interceptimit të dronëve. Mes tyre ishin dy shtetasit italianë, një shtetas kuvajtian dhe një shtetas pakistanez.

Megjithatë, autoritetet konfirmuan më vonë se dy italianët kishin ndërruar jetë nga plagët e marra. Dy personat e tjerë të plagosur janë një ushtarak kuvajtian dhe një shtetas pakistanez.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kuvajtit, kolonel Saud Abdulaziz Al-Atwan, forcat e armatosura zbuluan dhe neutralizuan disa dronë armiqësorë në hapësirën ajrore të vendit. Sulmi shkaktoi gjithashtu dëme materiale në objektin e shënjestruar.

Sulmi shënon një tjetër incident në përshkallëzimin e tensioneve në Gjirin Persik, ku vendet e rajonit janë përballur me sulme ndaj posteve ushtarake dhe infrastrukturës strategjike në kuadër të konfliktit mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit.

Ky është sulmi i dytë i raportuar iranian ndaj Kuvajtit gjatë muajit nëntor, ndërsa zhvillimet kanë shtuar shqetësimet për sigurinë në rajon dhe ndikimin në transportin detar dhe furnizimin me energji. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.