☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,610 ▼1.42%
DOW 52,018 ▼0.62%
NASDAQ 25,540 ▼2.46%
NAFTA 104.19 ▲2.15%
ARI 3,918 ▼2.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,774 ▼ -4.56% ETH $2,217 ▼ -4.86% XRP $1.2303 ▼ -4.78% SOL $94.4500 ▼ -6.3%
S&P 500 7,610 ▼1.42 % DOW 52,018 ▼0.62 % NASDAQ 25,540 ▼2.46 % NAFTA 104.19 ▲2.15 % ARI 3,918 ▼2.8 % S&P 500 7,610 ▼1.42 % DOW 52,018 ▼0.62 % NASDAQ 25,540 ▼2.46 % NAFTA 104.19 ▲2.15 % ARI 3,918 ▼2.8 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Basha takon vëzhguesit OSBE-ODHIR: Votimi dhe numërimi elektronik, kushti parësor i PD

Votimi dhe numërimi elektronik është kërkesa dhe kushti parësor i opozitës shqiptare, pasi kështu do të eleminoheshin shumë prej problemeve zgjedhore.

Kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha në një takim me kreun e delegacionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR Peter Tejler për zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2017.

Basha u shpreh se vonesat dhe mungesa e vullnetin nga ana e qeverisë mund të cënojë procesin për një hartuar një reformë tërësore.

Kreu i opozitës kërkoi mbështetjen dhe eskpertizën e misionit të OSBE/ODIHR-it për implementimin e rekomandimeve.

Reforma Zgjedhore duhet të përballet me shumë prej problematikave të shumta të procesit si lista e zgjedhësve, sistemin e adresave, përdorimin e financimeve dhe individëve me rekorde kriminale, përdorimin e pushtetetit, votën e emigrantëve dhe mbi të gjitha shit-blerjen e votës.

Basha tha se PD kërkon me ngulm një reformë tërësore që jo vetëm të adresojë e të zgjidhë problemet e mëdha të procesit, por edhe të fuqizojë të drejtën e qytetarëve për të vendosur si dhe të kufizojë pushtetin e kryetarëve të partive.

Po ashtu, ngritja e një institucioni të pavarur nga qeveria për të ndalur presionet dhe abuzimet mbi administratën është e domosdoshme, ashtu si ndjekja dhe penalizimi fort i çdo rasti të evidentuar për shit-blerje vote.

Basha mori mbështetjen e Ambasadorit Tejler për një bashkëpunim të plotë me OSBE/ODIHR-in, me eskpertët e tyre më të mirë për të asistuar në hartimin e reformës zgjedhore.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.