☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.77 ▼4.18%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,962 ▼ -0.07% ETH $2,286 ▲ +0.69% XRP $1.2485 ▼ -0.63% SOL $94.1300 ▼ -1.33%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Bashkia e Dimalit mban mbledhje urgjente, Këshilli voton kundër relacionit për shkrirjen, 18 nga 21 anëtarët kundër bashki

Bashkia e Dimalit ka zhvilluar sot një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak.

Qëllimi i kësaj mbledhja ka qenë miratimi me votat e këshillit i mosshkrirjes së bashkisë si pjesë e Reformës Territoriale që ka propozuar PS.

Fillimisht, në mbledhjen e zhvilluar u lexua relacioni i propozuar për shkrirjen e bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat. Sipas relacionit, të vetmet arsye të parashtuara në të kanë qenë: lidhja historike e hershme, ish-rrethet, shtrirja përgjatë lumit Osum dhe ekzistenca e Spitalit në Berat, arsye këto që sipas anëtarëve të Këshillit Bashkiak Dimal nuk përputhen me analizën e raportit të ekspertëve.

Sipas këshilltarëve bashkiakë, Bashkia Dimal në këto 10 vitet e fundit ka pasur një mesatare 38% të investimeve të kryera me buxhetin e vet aktiv, duke e renditur Dimalin të 5 në rang vendi, ndërsa Bashkia Berat e ka pasur këtë parametër në mesataren 7%.

Sipas këshilltarëve, ndryshe nga sa konsiderohet në relacion, “shkrirja nuk do të sjellë për Dimalin kapacitet të shtuar investues, bashkimi me Beratit do të ndikojë negativisht në ekonominë e zonës, sidomos për fermerët e kësaj bashkie që eksportojnë prej vitesh prodhimet e tyre bujqësore dhe të serave në tregjet ndërkombëtare”.

Pas diskutimeve të këshilltarëve bashkiak, të gjithë njëzëri dolën në përfundimin se:

“Në relacion, në kundërshtim me nenin 89, nuk argumentohen as me fakte dhe as me studime fizibiliteti avantazhet e kësaj shkrirjeje”.

Pra, duke argumentuar se në këto kushte propozimi është i pavlefshëm, 18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak Dimal kanë miratuar me votat “Pro” pavlefshmërinë e këtij propozimi dhe po me votat “Pro” mosshkrirjen e Dimalit si bashki.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.