🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.64 ▲2.26%
ARI 3,921 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,778 ▼ -1.77% ETH $2,254 ▼ -1.34% XRP $1.2539 ▲ +0.23% SOL $92.0300 ▼ -2.45%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Bastisje në Tetovë dhe Gostivar, policia gjen armë, municion dhe drogë

Policia ka kryer disa aksione dhe kontrolle në Tetovë dhe Gostivar, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar armë zjarri, municion, lëndë narkotike dhe mjete të tjera, ndërsa disa persona janë privuar nga liria.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 21 gusht, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar 41-vjeçarin S.B. nga fshati Leshok. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur një karabinë 7 mm me dylbi optike, një pistoletë „CZ“ 9 mm me karikatorë bosh, një pushkë ajrore 5.4 mm me dylbi, si dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në një tjetër rast, po më 21 gusht rreth orës 20:21, policia në Gostivar ka privuar nga liria shtatë persona pas një denoncimi për prishje të rendit dhe qetësisë publike me të shtëna nga armë zjarri në fshatin Kunovë.

Bëhet fjalë për A.M. (39), D.M. (26), B.S. (37), R.R. (66), B.A. (37) dhe R.V. (72), të gjithë nga Gostivari, si dhe N.L. (65) nga Shkupi. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa gjatë kontrolleve në disa shtëpi pushimi janë konfiskuar disa armë zjarri, përfshirë karabina dhe pushkë gjuetie, një pistoletë, si dhe një sasi më e madhe municioni.

Ndërkohë, gjatë natës mes 21 dhe 22 gushtit, policia e Tetovës, në koordinim me Njësinë Speciale Antiterroriste „Tigrat“ dhe Njësitin e Qenve të Shërbimit, ka kryer kontroll në një shtëpi dhe një objekt-barakë punëtori në Tetovë, të përdorura nga P.M. (36).Në punëtori janë gjetur tre persona – L.S. (19) dhe dy të mitur 16-vjeçarë. Te L.S. dhe njëri prej të miturve është gjetur lëndë e bardhë pluhurore, marihuanë dhe dy peshore digjitale. Në objekt janë gjetur gjithashtu kuti me lëndë të bardhë pluhurore dhe mjete financiare në valuta dhe vlera të ndryshme.

Të gjithë personat e ndaluar janë privuar nga liria, ndërsa nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, në koordinim me prokurorin publik, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.