Bastoni e bëri përsëri! Mori 2 të verdhë për 120 sekonda dhe la Interin me 10 vetë
I sapondëshkuar për protesta, mbrojtësi zikaltër goditi në zonë kundërshtarin Ocheretko që po e markonte. Precedentët e mëparshëm janë kundër Juventusit dhe Bosnjës.
E bëri përsëri. Alessandro Bastoni la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 68-të të Inter-Shakhtar, pasi mori dy kartonë të verdhë për 120 sekonda. Në atë kohë rezultati ishte 0-0. Mbrojtësi i Interit u ndëshkua në minutën e 66-të për protesta (ndoshta ky vendim ishte i egzagjeruar). Menjëherë më pas, në zonën e ukrainasve, duke tentuar të lirohej nga markimi i Ocheretko, me topin larg, goditi kundërshtarin në fytyrë.
Arbitri dha faull dhe në një moment të dytë, ndoshta i sinjalizuar nga arbitri i katërt, e ndëshkoi Bastonin me karton të verdhë dhe rrjedhimisht me të kuq. Gabim i pafalshëm nga mbrojtësi, që sapo ishte ndëshkuar nga një arbitër që po tregohej shumë i rreptë.
Bastoni u bë protagionist me kartonët e kuq në fillim të 2026-ës, kur provokoi ndëshkimin e Kalulu tek Inter-Juventus më 14 shkurt, duke simuluar për një kontakt të paqenë. Pas atij momenti të gjitha tifozeritë në Itali e kontestuan. Pastaj u ndëshkua me karton të kuq gjatë ndeshjes shtesë me Bosnjë Hercegovinën, që i kushtoi Italisë mungesën në Botëror, në fund të marsit në Zenica.
Dhe i kuqi i djeshëm në Champions është një gabim i rëndë. Kafen për Carlos Augusto, që shënoi golin e fitores për Interin me 10 vetë, Bastoni e ka detyrim.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.