☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,168 ▼ -1.97% ETH $2,244 ▼ -1.01% XRP $1.2544 ▲ +0.72% SOL $96.1600 ▼ -0.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

BE ashpërson tonin ndaj Serbisë pas varrimit të Ratko Mlladiqit, paralajmërohen edhe pasoja konkrete

Bashkimi Evropian ka ashpërsuar ndjeshëm tonin ndaj Serbisë pas ceremonisë së varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq, të mbajtur më 7 shtator në Beograd, ku u panë edhe zyrtarë të lartë serbë.

Fillimisht, Komisioni Evropian nuk e kishte cilësuar ceremoninë si varrim me nderime shtetërore. Megjithatë, një ditë më vonë, reagimi nga Brukseli ishte dukshëm më i ashpër.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, deklaruan se pamjet nga varrimi i Mlladiqit ishin “tronditëse”.

Ata kritikuan praninë e zyrtarëve të lartë serbë dhe elementet e mbështetjes zyrtare gjatë ceremonisë, duke vlerësuar se një qasje e tillë dëshmon mungesë përballjeje me një prej kapitujve më të errët të historisë së Evropës.

Sipas tyre, glorifikimi i një personi të dënuar për krime lufte është në kundërshtim me vlerat mbi të cilat mbështetet procesi i integrimit evropian të Serbisë.

Reagimet nga Brukseli kanë hapur edhe diskutimin për masa konkrete ndaj Beogradit.

Profesori i politikës evropiane, John O’Brennan, ka kërkuar që BE-ja të shkojë përtej deklaratave politike, duke përmendur edhe mundësinë e pezullimit të procesit të anëtarësimit të Serbisë.

Sipas tij, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk mund të pretendojë përkushtim ndaj vlerave evropiane dhe, në të njëjtën kohë, të glorifikojë kriminelë të dënuar të luftës.

Edhe disa eurodeputetë kanë paralajmëruar mundësinë e pezullimit apo reduktimit të mbështetjes financiare për Serbinë.

Ish-drejtori për zgjerim në Komisionin Evropian, Michael Leigh, ka vlerësuar po ashtu se qëndrimet dhe veprimet e udhëheqjes serbe mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta në rrugën evropiane të vendit.

Sipas tij, përparimi i Serbisë drejt BE-së do të ishte më i shpejtë nëse udhëheqja e saj do ta dëshmonte përkushtimin ndaj demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të pakicave dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore edhe përmes veprimeve konkrete.

Reagim të ashpër ka pasur edhe nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

Ai ka deklaruar se glorifikimi i Mlladiqit është i papajtueshëm me vlerat evropiane, duke theksuar se nderimi shtetëror i një krimineli të dënuar lufte bie ndesh me demokracinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Në këtë klimë, qëndrimi i ri i Brukselit ndaj Serbisë mund të testohet së shpejti në dy çështje konkrete.

E para lidhet me vizitën e mundshme të Ursula von der Leyen në rajon gjatë tetorit, ku nuk përjashtohet mundësia që Serbia të mos përfshihet në turneun e saj.

E dyta ka të bëjë me fondet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, pasi përfitimi i tyre lidhet edhe me përmbushjen e kushteve që përfshijnë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Mbetet për t’u parë nëse ndryshimi i tonit nga Brukseli do të pasohet edhe me masa konkrete ndaj Serbisë, apo do të mbetet vetëm në nivel deklaratash politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.