☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.22 ▼2.35%
ARI 4,333 ▼1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,891 ▼ -3.1% ETH $1,733 ▼ -3.48% XRP $1.1695 ▼ -4.08% SOL $71.0100 ▼ -3.82%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.22 ▼2.35 % ARI 4,333 ▼1.1 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.22 ▼2.35 % ARI 4,333 ▼1.1 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kosova

BE mbledh më 11 maj Ballkanin Perëndimor, fokus dialogu Kosovë–Serbi dhe rritja e bashkëpunimit në rajon

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë më 11 maj një takim të përbashkët me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Diskutimi mes 27 shefave të diplomacisë evropiane dhe gjashtë ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit do të shërbejë si nxitje për vazhdimin e diskutimeve mbi situatën në rajon, të cilat do të mbahen po atë ditë, vetëm në nivel të ministrave evropianë.

Pritet që ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera, të diskutojnë për përgatitjet për samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në qershor në Tivat të Malit të Zi. Diplomatë evropianë të përfshirë në përgatitjet e takimit kanë paralajmëruar se fokusi i diskutimit mes ministrave evropianë dhe homologëve të tyre nga rajoni do të jetë forcimi i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit, rritja e qëndrueshmërisë së shteteve të Ballkanit Perëndimor ndaj ndikimeve të jashtme negative, harmonizimi me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe sanksionet, si dhe marrëdhëniet ndërmjet vetë vendeve të rajonit. Në këtë drejtim, zyrtarë të njohur me përgatitjet e takimit kanë theksuar se ndër temat që Brukseli dëshiron t’i mbajë në fokus do të jetë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto burime paralajmërojnë se zyrtarët e Brukselit nuk janë të kënaqur me dinamikën e procesit.

“Megjithëse në muajt e fundit ka pasur disa rezultate, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ende nuk ka dinamikën që do të dëshironim të shihnim. Presim që gjatë diskutimit të jepet një shtysë shtesë për ta avancuar procesin”, tha një diplomat evropian. Ky zyrtar konfirmoi gatishmërinë e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, që, siç tha ai, “ta luajë rolin e saj” në këtë proces.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.