🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,700 ▲ +0.11% ETH $2,412 ▼ -0.81% XRP $1.2971 ▼ -1.02% SOL $103.5600 ▼ -1.27%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Bekim Sali: Biznesi mbetet motori kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku vlerësoi kontributin e saj të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit gjatë dy dekadave të fundit.

Në fjalën e tij, Sali theksoi se Oda ka qenë një zë i fuqishëm i komunitetit të biznesit, partner i rëndësishëm i institucioneve dhe faktor i rëndësishëm në promovimin e zhvillimit ekonomik. Ai potencoi se një ekonomi e fortë nënkupton më shumë vende pune, paga më të mira dhe perspektivë më të sigurt për qytetarët.

Duke folur për sfidat bashkëkohore, zëvendëskryeministri theksoi se digjitalizimi, inteligjenca artificiale, tranzicioni i gjelbër, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe konkurrenca globale kërkojnë partneritet më të fortë ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat.

“Roli i institucioneve është të krijojnë kushte të favorshme për zhvillim përmes sigurisë juridike, procedurave efikase dhe politikave që nxisin investimet dhe inovacionin. Ndërsa biznesi mbetet forca që krijon vlerë, vende pune dhe konkurrueshmëri për ekonominë tonë”, theksoi Sali.

Në fund, ai shprehu mirënjohje për themeluesit, drejtuesit dhe anëtarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit dhe uroi që vitet e ardhshme të sjellin investime të reja, rritje ekonomike dhe mundësi më të mëdha për biznesin dhe qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.