🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 89.30 ▼1.99%
ARI 4,168 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,820 ▼ -0.05% ETH $2,714 ▲ +0.32% XRP $1.5049 ▼ -0.4% SOL $120.7100 ▼ -0.6%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 89.30 ▼1.99 % ARI 4,168 ▲0.13 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 89.30 ▼1.99 % ARI 4,168 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Bota

BELGJIKË – Protestat e nxënësve përshkallëzohen në disa qytete

BRUKSEL, 5 tetor /ATSH-AFP/ – Protestat e nxënësve të shkollave të mesme në Belgjikë u përshkallëzuan sot në disa qytete, duke shkaktuar përleshje me policinë, dëmtime të pronës dhe dhjetëra arrestime.

”Në Liezh, 18 policë pësuan dëmtime të lehta”, sipas policisë lokale.

Kjo ishte dita e tretë e protestave, të zhvilluara nga nxënësit e arsimit të mesëm në pjesën frankofone të Belgjikës kundër masave të kursimit të paralajmëruara nga autoritetet.

Lëvizja u përhap sot edhe në qytete të tjera të mëdha, përfshirë Mons dhe Charleroi, në jug të vendit.

Në këto qytete pati arrestime për shkelje të rendit publik.

Në Liezh, policia vlerësoi se rreth 1 000 protestues ishin mbledhur në grupe të vogla dhe shumë të lëvizshme.

Ata kalonin nga një institucion arsimor në tjetrin, duke zhvilluar protesta që policia i përshkroi si të çorganizuara.

Situata u përshkallëzua gjatë pasdites, kur disa protestues sulmuan stacionet e autobusëve dhe ndezën zjarre në rrugë, kryesisht duke u vënë flakën koshave të mbeturinave.

Protestuesit hodhën objekte, gurë dhe barriera në drejtim të policisë.

Forcat e rendit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe topa uji, sipas policisë së Liezhit.

Në një shesh në qendër të qytetit, ku u regjistruan dëmet kryesore, disa dyqane dhe marka të mëdha tregtare vendosën të mbyllnin përkohësisht aktivitetin për arsye sigurie.

Ndërkohë, gjatë një proteste në Hannut, një qytet i vogël në perëndim të Liezhit, një mjet piroteknik përfundoi në oborrin e një shkolle fillore.

Rreth 15 fëmijë u prekën nga shkëndijat dhe u desh të merrnin ndihmë nga ekipet e ambulancës, sipas agjencisë belge të lajmeve Belga.

Protestat pasqyrojnë pakënaqësinë në rritje të të rinjve ndaj politikave të kursimit dhe masave ekonomike në Belgjikën frankofone, por përshkallëzimi i dhunës dhe dëmtimeve ka krijuar shqetësime të reja për sigurinë publike./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.