☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,547 ▲ +2.15% ETH $2,377 ▲ +2.77% XRP $1.3341 ▲ +2.55% SOL $102.8900 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Beogradi dorëzon dokument në Bruksel kundër “Shqipërisë së Madhe”

Ministrja serbe, e ngarkuar për integrime europiane, Jadranka Joksimoviq, dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në takimin me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, kanë dorëzuar dokumentin (non paper) me të cilin kanë pretenduar të tregojnë se “hapat e fundit të koordinuar të liderëve shqiptarë janë bërë me qëllim të legjitimimit gradual të projektit të Shqipërisë së madhe”, transmeton Koha.net.

Në dokument, siç shkruan gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, janë paraqitur katër kërkesa për atë se do të duhej të rregulloheshin gjërat në Ballkan.

Në dokument kërkohet që aktorët relevantë ndërkombëtarë të dënojnë, siç thuhet, retorikën agresive që e shtyn Ballkanin Perëndimor në konflikte e ndarje të reja, vazhdimi i dialogut Beograd – Prishtinë, zgjidhje e balancuar, politike e paqësore për krizën në Maqedoni dhe respektim të normave ndërkombëtare për integritetin territorial dhe sovranitetin e shteteve të njohura ndërkombëtarisht.

Në dokument, ndër të tjera janë përmendur ato që Beogradi zyrtar i ka quajtur “deklaratat më ekstreme” të liderëve politikë shqiptarë që nga fillimi i vitit.

Ky dokument do t’i dorëzohet shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin, me kërkesë që ai t’i përcjellë sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteres.

Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Sipas asaj që shkruan “Novosti”, pozicionin e BE-së në këtë takim më së shumti e kanë arsyetuar ambasadorja e Francës Christine Moro, ambasadori gjerman Axel Ditmann dhe përfaqësuesi i BE-së Oscar Benedict.

Në fjalët e Joksimoviqit e Gjuriqit për “agresivitetin e shqiptarëve” dhe për nevojën e angazhimit më të madh të BE-së, diplomatët e BE-së kanë thënë se të gjitha palët duhet t’i qetësojnë pasionet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.