🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,656 ▼0.68%
DOW 52,846 ▼1.15%
NASDAQ 26,082 ▼0.94%
NAFTA 86.80 ▲2.86%
ARI 4,579 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,505 ▲ +6.29% ETH $2,324 ▲ +10.94% XRP $1.2274 ▲ +14.82% SOL $87.2000 ▲ +6.07%
S&P 500 7,656 ▼0.68 % DOW 52,846 ▼1.15 % NASDAQ 26,082 ▼0.94 % NAFTA 86.80 ▲2.86 % ARI 4,579 ▲0.73 % S&P 500 7,656 ▼0.68 % DOW 52,846 ▼1.15 % NASDAQ 26,082 ▼0.94 % NAFTA 86.80 ▲2.86 % ARI 4,579 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Beogradi thotë se Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë

Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, iu ndalua hyrja në Kosovë dhe pjesëmarrja në shugurimin e patriarkut Porfirije në Patriarkanën e Pejës, njoftoi të mërkurën kjo zyrë. Autoritetet në Kosovë, deri më tash, nuk dhanë ndonjë njoftim.

“Bëhet fjalë për shkelje brutale të marrëveshjes, si të asaj për lirinë e lëvizjes, ashtu edhe të marrëveshjes për vizitat zyrtare, e cila parasheh procedura të thjeshtuara për vizitën në Kosovë e Metohi të kryenegociatorit në dialogun me Prishtinën”, thuhet në njoftim.

Aty, po ashtu, theksohet se kjo është hera e dhjetë që Petkoviqit i ndalohet vizita.

Sipas njoftimit, vizita është paralajmëruar siç duhet, duke respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura.

Përveç pjesëmarrjes në ceremoninë e shugurimit të patriarkut u tha se ishte planifikuar edhe një vizitë në manifestimin “Ditët e Moravisë” në fshatin Kufcë e Epërme të Komunës së Gjilanit.

Në njoftim thuhet se për “shkeljen brutale të marrëveshjes, por edhe mohimin e lirive fetare” do të informohet Brukseli zyrtar, por edhe faktorët tjerë ndërkombëtarë.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, do të shugurohet në Manastirin e Patrikanës së Pejës në Kosovë më 14 tetor.

Ky akt kryhet një vit e tetë muaj pas zgjedhjes së tij në krye të Kishës Ortodokse Serbe.

Patriarkana e Pejës është tradicionalisht vendi ku marrin detyrën patriarkët serbë.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi se patriarku, atë ditë, do të vizitojë Kosovën dhe Patriarkanën e Pejës, ku do të udhëheqë liturgjinë e shenjtë.

Patriarku Porfirije deklaroi në shkurt të vitit 2021, menjëherë pas ngjitjes në fron, se prioritet i parë për të dhe për Kishën do të jenë “serbët e vuajtur në Kosovë, të cilët jetojnë në unitet të pathyeshëm me serbët kudo në botë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.