☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,786 ▲0.82%
DOW 51,341 ▲0.32%
NASDAQ 27,517 ▲1.2%
NAFTA 88.95 ▼2.37%
ARI 4,169 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,708 ▲ +0.3% ETH $2,710 ▲ +0.29% XRP $1.5006 ▼ -0.35% SOL $120.0700 ▼ -1.13%
S&P 500 7,786 ▲0.82 % DOW 51,341 ▲0.32 % NASDAQ 27,517 ▲1.2 % NAFTA 88.95 ▼2.37 % ARI 4,169 ▲0.17 % S&P 500 7,786 ▲0.82 % DOW 51,341 ▲0.32 % NASDAQ 27,517 ▲1.2 % NAFTA 88.95 ▼2.37 % ARI 4,169 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Politika

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

Pezullimi i dosjes “Tropoja” nga SPAK nuk mbyll thjesht hetimin për vrasjen e vëllezërve Haklaj, por rrezikon të nxjerrë Sali Berishën përfundimisht nga përgjegjësia penale për një seri krimesh për të cilat është kallëzuar, duke i çuar çështjet drejt parashkrimit. Këtë paralajmëroi avokati Idajet Beqiri, i cili përfaqëson familjen Haklaj.

Sipas Beqirit, dosja e pezulluar është vetëm një pjesë e çështjeve ku është kallëzuar ish-kryeministri. Ai pretendoi se në 26 nga rreth 30 procedime penale, Sali Berisha është i kallëzuari i parë si organizator i krimeve dhe se të gjitha këto procedime janë pezulluar.

“Nuk ka të bëjë vetëm me vrasjen e vëllezërve Haklaj apo me vrasjen e 2 vëllezërve të tjerë, por ka të bëjë me 30 procedime penale, në të cilat në 26 prej tyre i kallëzuari i parë, organizatori i këtyre krimeve është Sali Berisha me organizatën e tij kriminale. Këto 26 procedime penale janë që nga 10 maji i vitit 1998. Kallëzime kanë bërë edhe klientët e mi si Izet Haxhia, por ka edhe vrasje të tjera në Tropojë që kanë urdhërues Sali Berishën. Të tëra këto procedime penale janë pezulluar”, tha Beqiri.

Avokati pretendon se edhe dosja “Tropoja” është pezulluar pa u shteruar hetimet. Si argument, ai thotë se familja Haklaj ka paraqitur 24 dëshmitarë, por SPAK ka marrë në pyetje vetëm katër prej tyre.

“33 faqet e vendimit të SPAK për ta pezulluar çështjen, qëllimi final është ta përjashtojnë Sali Berishën dhe organizatën kriminale nga vrasjet më të rënda dhe më makabre, ta kalojnë siç kanë kaluar në parashkrim, pra të parashkruhet vepra. Ne i dhamë 24 dëshmitarë dhe SPAK ka pyetur vetëm 4, të cilët i çuam ne. Nuk e heton çështjen. Mjaftojnë vetëm provat që paraqet vetë Berisha”, deklaroi ai.

Beqiri ngriti më tej akuzën se vrasjet për të cilat familja Haklaj ka kallëzuar Berishën kishin motive politike, duke e lidhur konfliktin me Fatmir Haklajn.

“Është pyetur për vrasjen e Sokol Haklajt dhe gardistit në Milot. Berisha ka thënë me gojën e vet: ‘Më zunë rrugën, unë s’kthehesha mbrapa dhe i vrava’. Pra vrasjet janë politike, sepse Fatmir Haklaj nuk iu përgjigj thirrjes së tij për të marrë armët dhe për t’iu vërsulur jugut të Shqipërisë. Saliu i vrau një nga një”, tha Beqiri.

Avokati kundërshton edhe ligjërisht pezullimin, me argumentin se një vendim i tillë mund të merret vetëm pasi të jenë shteruar hetimet dhe provat, çka sipas tij nuk ka ndodhur.

“Ka një ligj edhe për pezullimin e hetimeve. Është neni 362 që ka 2 kushte që thotë kur kanë shteruar hetimet dhe janë marrë të gjitha provat e nuk gjendet autori, atëherë në një situatë të tillë pezullohet hetimi. SPAK nuk ka bërë asnjë veprim, atëherë pse e pezullojnë?”, tha ai.

Familja Haklaj e ka ankimuar vendimin në GJKKO, ndërsa Beqiri paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen në të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri në Strasburg.

“Unë kam bërë kërkesë ankimore dhe do t’i ndjek të gjitha shkallët e gjykimit. Do vazhdoj dhe me Strasburgun. Nuk do t’i ndahemi sepse është plagë jashtëzakonisht e rëndë. Në këtë procedim është pezulluar edhe hetimi për Remzi Hoxhën. Është qesharake, e rëndë, vrastare për shtetin ligjor”, përfundoi Beqiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.