🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,990 ▲ +1.12% ETH $2,547 ▲ +1.59% XRP $1.4231 ▲ +1.31% SOL $112.2300 ▲ +2.01%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha “demaskon” mediat: Ja sa kohë i japin opozitës

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët të kësaj të hëne, 25 maj, vendosi që të hedhë poshtë pretendimet e kreut të qeverisë Edi Rama, se opozita zë 60% të kohës televizive në vend.

Me fakte dhe tabela, Berisha tregoi monitorimin që zyra e shtypit në Partinë Demokratike u ka bërë mediave kombëtare në vend, Top Chanel, Tv Klan, RTSH dhe Vizion Plus.

Monitorimi është bërë në datat 13 dhe 15 maj, ku është parë  me kujdes “sekondë për sekondë”, siç Berisha thekson, koha që mediat i kanë dhënë opozitës.

Sipas Berishës, monitorimi tregon se pjesa dërrmuese e kohës informative u është kushtuar aktiviteteve të qeverisë, ndërsa opozita ka marrë vetëm pak minuta transmetim.

Ai pretendoi se në disa raste diferenca arrin deri në dhjetëfish më shumë kohë televizive për mazhorancën, duke e cilësuar situatën si një deformim të rëndë të raportimit mediatik në vend.

“Top Chanel i ka dhënë me datën 13 maj 2026 në edicionet e orës 3 dhe 7 e gjysmë, koha për qeverinë është 23 minuta dhe 13 sekonda. Koha për opozitën është 3 minuta e 30 sekonda. Në emisionet e lajmeve të orës 15, Top Chanel i jep qeverisë 12 minuta dhe 40 sekonda.

Top Chanel, i jep opozitës 1 minutë e 45 sekonda. Data 15 maj. Në total qeverisë i jep 7 minuta e 43 sekonda, opozitës i jep 1 minuta e 37 sekonda. TV Klan, sheh rrushi rrushin dhe piqet. Në garë se si të censurojnë opozitën. Qeveria 8 minuta e 56 sekonda në edicionin e lajmeve të orës 15.30. Ja ku e keni përmbledhjen. 18 minuta dhe 52 sekonda i jep këtë ditë qeverisë dhe 3 minuta e 40 sekonda i jep opozitës.

Vizion Plus, më dorëlëshuar pak. Ky është më periferik. Vizion Plus është televizion pro-opozitar, pasi qeverisë i ka dhënë 4 minuta e 40 sekonda, opozitës 2 minuta e 7 sekonda.

Pra ky të themi sado që i ka dhënë qeverisë dyfishin, por jo dhjetëfishin si dy të parët. Edhe ky është investitor strategjik. Televizioni shtetëror, RTSH, Eni Vasili, e cila në vend që të mbajë disa standarde më profesionale, në vend që të mbajë parasysh se ajo rroga e saj del nga paratë e taksapaguesve jo vetëm socialistë apo të partisë së krimit, por edhe demokratë e pa parti, me dorë të hekurt, qeverisë i jep 10 minuta e 15 sekonda, opozitës 1 minutë e 35 sekonda”, shprehet kryedemokrati.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.