Përfshihet nga flakët powerbank-u në kabinën e bagazheve, aeroplani në Indi bën ulje emergjente (VIDEO)
Paniku përfshiu një fluturim të linjës ajrore indiane IndiGo të dielën pasi një zjarr shpërtheu në kabinën e bagazheve nga një powerbank. Pas incidentit aeroplani bëri një ulje emergjente.Një video që qarkullon në mediat sociale tregon pasagjerët që përpiqen të shuajnë zjarrin duke e mbuluar powerbank-un me çantat e tyre. Ekuipazhi i kabinës arriti ta shuante zjarrin, ndërsa të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt.
“Fluturimi 6E 6115 i IndiGo, që operonte nga Delhi në Chennai më 11 tetor 2026, u devijua për në Hyderabad pasi u zbulua tym nga pajisja elektronike personale e një pasagjeri. Ekuipazhi i kabinës reagoi menjëherë dhe situata u vu nën kontroll.
Sipas protokolleve të përcaktuara, pilotët devijuan fluturimin dhe u ulën në mënyrë të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Rajiv Gandhi, Hyderabad. Na vjen keq për shqetësimin e shkaktuar klientëve tanë për shkak të kësaj situate të paparashikuar dhe po bëjmë çmos për ta minimizuar atë, duke përfshirë ofrimin e pijeve freskuese dhe komunikimin në kohë.
Në IndiGo, siguria e klientëve dhe ekuipazhit tonë mbetet përparësia jonë kryesore”, tha kompania në një njoftim.
WATCH: Powerbank fire breaks out in the overhead luggage compartment on an IndiGo flight on Sunday. The aircraft was diverted to Hyderabad, where it landed safely. pic.twitter.com/G9JevuFVPp



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.