Grupi Parlamentar i PS mbledhje të zgjeruar të mërkurën, zbardhet mesazhi për deputetët
Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbardhur detaje nga mesazhi që u është dërguar deputetëve të PS.
Sipas mesazhit, mbledhja do të zhvillohet në orën 12:30 në Pallatin e Brigadave. Mbledhja vjen pak ditë pas miratimit në Kuvend të hartës se re territoriale.
“Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2026, në orën 12:30, do të zhvillojmë mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave.
Për këtë arsye, ditën e hënë, datë 12 tetor, nuk do të zhvillojmë mbledhjen e zakonshme të Grupit”, thuhet në mesazhin e dërguar deputetëve.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.