Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 81.19 ▼0.07%
ARI 4,430 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,722 ▼ -1.58% ETH $1,873 ▼ -0.86% XRP $1.0009 ▼ -0.52% SOL $75.4700 ▼ -0.92%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.19 ▼0.07 % ARI 4,430 ▲0.22 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.19 ▼0.07 % ARI 4,430 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Opinion

Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

Nga Adriatik Doçi

Para dhe pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997, Sali Berisha ndërmori disa veprime urgjente. Përpos boshatisjes së Presidencës dhe zhdukjes së dokumenteve të veprimtarisë së zezë 5-vjeçare, Sali Berisha ka pajisur me pasaporta diplomatike 700 njerëz të rrethit të tij familjar dhe politik, me qëllim për t’u përgatitur terrenin për t’u arratisur nga Shqipëria dhe për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë, por edhe mundësisë së hakmarrjes për reprezaljet, torturat, zhdukjet, rrahjet, mashtrimin me piramidat etj. Një pjesë të njerëzve të tij, Berisha i ka pajisur me pasaporta diplomatike që në mars të vitit 1997 dhe pjesën tjetër pak para se të largohej nga Presidenca.

Lëshimi i pasaportave diplomatike nga Berisha është zbuluar nga Komisioni për Hetimin e Ngjarjeve të muajve janar-qershor ’97, i ngritur pas ndryshimit të pushtetit. Në seancën plenare të parlamentit të datës 2 korrik 1998, një nga anëtarët e komisionit, Spartak Braho, duke raportuar për rezultatet e hetimit, thekson se në Ministrinë e Jashtme janë zbuluar 700 shkresa të firmosura nga Sali Berisha për pajisjen me pasaporta diplomatike të 700 personave, sipas Brahos, njerëz ordinerë. Mes personave të pajisur nga Berisha me pasaporta diplomatike rezultojnë edhe vjehrri Rexhep Rama, vjehrra Milica Rama si dhe kunati i tij Agim Rama.

Berisha ka pajisur me pasaportë diplomatike edhe të birin Shkëlzenin, i cili me urdhrin e Berishës udhëtoi tek miku i familjes në Suedi, Hasan Berisha, ndërsa u kthye në vitin 2005, sapo babai u rikthye në pushtet, tashmë për të bërë para si sekser. Para largimit të Shkëlzenit, nga Shqipëria ia mbathën ministra dhe deputetë të PD-së. Një arratisje e bujshme ishte ajo e ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali drejt Italisë, pas përplasjeve me Bashkim Gazideden dhe Berishën, për përdorimin e ushtrisë për shtypjen e rebelimit në jug të vendit.

Sipas Spartak Brahos mes të arratisurve ishte edhe Ferdinand Xhaferraj, bashkëpunëtor i Berishës. Të arratisurit ndaheshin në dy grupe, një grup që Berisha dhe Gazidede i konsideronin tradhtarë dhe një grup që largoheshin me miratimin e Berishës, që kryesisht ishin njerëz të rrethit të tij familjes. Në fund, nga Shqipëria u arratis edhe vetë Bashkim Gazidede, kreu i SHIK-ut famëkeq, i cili përfaqëson faqen më të errët të historisë së pluralizmit shqiptar./Prapaskena

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.