🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 22 April 2026
S&P 500 7,138 ▲1.05%
DOW 49,490 ▲0.69%
NASDAQ 24,658 ▲1.64%
NAFTA 92.60 ▲3.27%
ARI 4,757 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
₿ CRYPTO
BTC $78,747 ▲ +4.33% ETH $2,398 ▲ +3.46% XRP $1.4405 ▲ +1.21% SOL $87.3000 ▲ +2.42%
S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 92.60 ▲3.27 % ARI 4,757 ▲0.8 % S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 92.60 ▲3.27 % ARI 4,757 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
22 Apr 2026
Breaking
Opinion

Berisha është në betejë me gënjeshtrat e veta

Alesia Balliu, një pretendente për garën për kryetar në Partinë Demokratike, ka nisur procedurën e verifikimit ligjor të zbatimit të statutit të Partisë Demokratike nga Sali Berisha, e fokusuar tek neni që urdhëron dorëheqjen e kryetarit të partisë në rast humbjeje në zgjedhje për çfarëdo arsye. Natyrisht që PD nuk do t’i përgjigjet kërkesës së saj, pasi nuk do ta legjitimojë si “e vetëpërjashtuar”, por çështja mund të shkojë në gjykatë.

Në këtë rast mund të përballemi me një krizë të re ligjore në Partinë Demokratike, nëse gjykata shqiptare bën atë që bëri në rastin e parë në betejën e Berishës me Lulzim Bashën, që e zgjati tre vjet vendimin për t’u shprehur për një çështje e cila ka ndjeshmëri të madhe politike.

Nëse çështja shkon në gjykatë, gjykata duhet të shprehet para 23 majit për të konfirmuar ose jo ligjshmërinë e të drejtës për të rikandiduar; ndryshe do të kemi pastaj një periudhë tjetër ku i zgjedhuri kryetar do të ketë të hapur mes çështjeve penale dhe një çështje civile për përvetësim të logos dhe vulës.

Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë e gjykatës ndaj çështjeve me interes publik, edhe pse është luks i tepëruar t’ia kërkosh këtë përgjegjshmëri një gjykate shqiptare.

Sidoqoftë, nëse kallëzimi ndodh, nuk ka shumë rëndësi se çfarë do bëjë gjykata, por çfarë do bëjë Berisha.

E gjithë fushata e tij për rikthim formal në krye të PD pas ndarjes me Bashën ishte e bazuar tek fakti që demokratët duhet të respektohen për çdo vendim; ata duhet të përfaqësohen nga një kryetar fitues dhe jo nga “lider i thyer”, siç e quajti Bashën, dhe propozoi që në statut të shtohet “neni Basha” që sanksionon dorëheqje pa kushte për kryetarin që humbet zgjedhjet.

E gjithë beteja e tij rrëzohet para syve të të gjithëve dhe tani atij i duhet të bëjë betejë me gënjeshtrat e veta dhe jo me kritikat e kundërshtarëve.

Ai tani, brenda katër viteve, ka provuar se ka gënjyer për gjithçka. Ka gënjyer për primaret, duke i përmbysur ato pas votimit dhe duke shpërblyer humbësit; ka gënjyer për statutin e PD, duke e flakur atë në kosh të plehrave; ka gënjyer për hapjen e partisë, duke vazhduar të përjashtojë njerëzit deri në orën e fundit para rizgjedhjes së tij; ka gënjyer për bashkimin e PD, duke e zvogëluar atë gjithnjë e më tepër nga fryma përçarëse; ka gënjyer për ripërtëritjen e PD, duke stampuar fytyrën e Flamurit dhe shokëve të tij si logo të PD, etj.

Përpos kësaj, atij i ka rënë në tokë gjithë gënjeshtrat me të cilat mbrohej për sanksionet e tij nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat edhe pse pagoi miliona në SHBA dhe Britani të Madhe nuk iu hoqën, duke e lënë atë ashtu siç është sanksionuar: minues i demokracisë, i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor dhe shantazhues i drejtësisë.

Pas kësaj, çdo demokrat që e do këtë për kryetar është i lirë ta mbajë, por nuk ka pse pastaj të bezdisin shqiptarët duke u ankuar pse nuk e votojnë. Le ta mbajnë kryetar për qejf, meqë e duan domosdoshmërisht mashtrues, të pacipë, të korruptuar dhe mbi të gjitha të paditur në gjykatë për vepra penale për korrupsion dhe vrasje politike nga prokuroria. Qejfi natyrisht paguhet shtrenjtë. Në këtë rast duke ndenjur gjithë jetën në opozitë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.