☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.74%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.52 ▼1.45%
ARI 4,171 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,474 ▼ -0.39% ETH $2,670 ▼ -1.28% XRP $1.4735 ▼ -2.05% SOL $118.1400 ▼ -0.23%
S&P 500 7,723 ▲0.74 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.52 ▼1.45 % ARI 4,171 ▼0.75 % S&P 500 7,723 ▲0.74 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.52 ▼1.45 % ARI 4,171 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Politika

“Berisha i lau duart që në 1997 me amerikanët, pagoi miliona dollarë”- Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 j

Avokati Idajet Beqiri, në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi investimin amerikan në Shqipëri dhe rëndësinë strategjike që, sipas tij, ai mbart për vendin.

Beqiri e cilësoi SHBA-në si një aleat të rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa foli edhe për zhvillimet dhe tensionet në rajon. Ai kritikoi opozitën dhe veçanërisht Sali Berishën, duke bërë akuza lidhur me ngjarje të së shkuarës në Shqipëri.

Beqiri kërkoi gjithashtu që drejtësia të hetojë Berishën për përgjegjësinë e tij të pretenduar për këto ngjarje.

“Ai investim e ka një emër dhe është një investim amerikan, që bëhet në një pikë më nevralgjik për Shqipërinë. Është një pikë dominuese. Larguam rustë, por tani jemi të bindur që kemi një aleat tepër të besueshëm.

Kemi të bëjmë me një aleat që na dha shtetin e dytë shqiptar, Kosovën. Kemi Serbinë që është një nga vendet më armiqësore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kemi qarqe të caktuara në Greqi që nuk e duan të mirën e Shqipërisë. Nga ana tjetër politika i ka këto elemente që duan të nxjerrin edhe dhjamë nga pleshti. Opozita po shfrytëzon çdo gjë për të sulmuar.

Do t’i kemi këto gjëra edhe nga demokratët amerikanë. Të cilët Berisha i lau duart me SHBA që në 1997, që kur u zgjodh për të dytën herë. Me rrëzimin e shtetit, me firmat piramidale, me shkatërrimin e ushtrisë, i lau duart me SHBA. Ai pastaj u bë një ushtar i bindur nga Serbia. Rama shkon në SHBA sepse nuk ka bërë 21 janarin, nuk ka bërë Gërdec dhe nuk ka bërë 1997-ën.

Berisha pagoi miliona dollarë për një vizë në SHBA. Berisha nuk është marrë në përgjegjësi penale për këto ngjarje, por gjyqin ia kanë bërë shqiptarët, që kur vrau katër djemtë në Shkodër. Në çdo vizitë që Sali Berisha i thonë vrasës grabitës dhe ia kujtojnë të gjithë krimet që ka bërë. Drejtësi të hetojë Berishën për krimet në Shqipëri”, tha avokati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.