🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,580 ▼ -1.21% ETH $2,364 ▼ -1.31% XRP $1.2768 ▼ -3.14% SOL $101.4100 ▼ -2.46%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

“Berisha kërkon ta marrë pushtetin me dhunë, me bandën e Hamasit”- Avokati: Duan ta kthejnë Shqipërinë si në ’97!

Avokati Idajet Beqiri ka hedhur akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me protestën dhe mënyrën se si, sipas tij opozita synon të vijë në pushtet.

I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri deklaroi se protestat nuk përfaqësojnë qytetarët dhe studentët, por janë pjesë e një përpjekjeje për të rrëzuar qeverinë përmes dhunës.

Sipas avokatit, opozita e ka të vështirë të vijë në pushtet me lidershipin aktual dhe, për këtë arsye, po përpiqet ta arrijë këtë qëllim përmes protestave të dhunshme.

“Vendi opozitë nuk ka dhe këta e dinë që nuk vijnë më në pushtet me këtë lidership. Duke pasur Berishën non grata, për çdo shqiptar që i di krimet e tij dhe se sa thellë i futi duart në krime dhe në pasuritë e vendit tonë, ai përpiqet që pushtetin ta marrë në tavolinë, me dhunë. Ta marrë me bomba, me molotovë, me atë bandë të organizuar të Hamasit që i shërben, që 300 vetë janë, dhe të futet ta bëjë atë sikur është pjesë e tij dhe ta rikthejë edhe njëherë Shqipërinë në ’97.

Ata që kërkojnë dorëheqjen e Ramës nuk janë qytetarët e këtij vendi, as studentët, as pedagogët. Në sindikatën e pedagogëve është Malltezi, Argita Berisha, anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së. Ata studentë që dalin dhe thonë “jemi studentë të mjekësisë” dhe del ndonjë mjek atje, e dimë që janë bluzat e bardha të PD-së, sepse mendojnë që do të bëhet deti kos me këta pushtues që kanë në duar këto armë dhe që duan të rrëzojnë me çdo kusht rendin kushtetues të Shqipërisë. Me kriminelët nuk bëhet dialog. Edhe ata që hiqen si studentë nuk e kuptojnë ku janë futur”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.