🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,688 ▼ -0.05% ETH $2,408 ▼ -1.08% XRP $1.2918 ▼ -1.25% SOL $103.2700 ▼ -1.69%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha mbledh krerët e degëve në Tiranë: Rama bllokoi drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve të forcës së tij politike në qarkun e Tiranës, nga ku ka ngritur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama për paralizim të qëllimshëm dhe antikushtetues të sistemit të drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij para strukturave të partisë, kreu i opozitës bëri thirrje për gatishmëri dhe përgjigje me “masa të jashtëzakonshme”, duke theksuar se Shqipëria po kalon një situatë të paprecedentë, e drejtuar sipas tij, nga një “bandë kriminale”.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale, Berisha akuzoi drejtpërdrejt kreun e qeverisë për prishje të ekuilibrave të pushteteve në vend. Ai nënvizoi se mazhoranca ka injoruar thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë dhe protestat e opozitës për të mbrojtur interesat e saj para organeve ligjzbatuese.

“Edi Rama përdori 83 mandatet e krimit për t’i vënë çelësat asaj dege të pushtetit, pa të cilin ndarje pushtetesh nuk ka. Pa të cilin, pushteti është totalisht në duar të një njeriu”, deklaroi Berisha.

Për liderin e Partisë Demokratike, lëvizjet e Kryeministrit nuk janë të rastësishme, por një mekanizëm mbrojtës përballë hetimeve të thelluara. Ai e lidhi bllokimin e drejtësisë me frikën nga zbardhja e çështjeve të rëndësishme që prekin kabinetin qeveritar.

“Ai mori këtë akt ekstrem sepse e kuptoi që dosja Balluku ishte dosja Rama. Njerëzit e lidhur me krimin, diktatorë të të gjitha llojeve dhe ngjyrave, janë të aftë të marrin çdo vendim për të shpëtuar lëkurën”, përfundoi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.