☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.63 ▲2.55%
ARI 4,097 ▼1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,641 ▼ -2.52% ETH $2,397 ▼ -3.47% XRP $1.3201 ▼ -3.08% SOL $104.2400 ▼ -2.86%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.63 ▲2.55 % ARI 4,097 ▼1.28 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.63 ▲2.55 % ARI 4,097 ▼1.28 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha mesazh Ramës: Protesta është Vaterloja jote, largohu dhe përballu me drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, rinisë dhe diasporës, duke e cilësuar atë si një ngjarje që shefi i qeverisë po e përjeton si “Vaterlonë personale”.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Berisha tha se protesta e gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimi masiv i Kryeministrisë përbënin një moment historik, të cilin Rama e ka përjetuar si një disfatë të rëndë politike.

Lideri i opozitës i bëri thirrje Edi Ramës të largohet nga detyra dhe të përballet me drejtësinë.

“Largohu sa më parë nga detyra dhe prit verdiktin e drejtësisë, e cila vonon, por nuk harron”, deklaroi Berisha.

Videomesazhi i Kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha

Të dashur qytetarë dhe qytetare.

Edi Rama duket se protestës së gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimit të ngjeshur të mëngjesit, de facto rënien e Bastijës, e ka përjetuar si një fushëbetejë të mbushur me kufoma, kafka, gjymtyrë, plëndës e zorrë njerëzish dhe kuajsh, si Vaterlonë e tij.

Ky gjysmë i prishur nga protesta epike e gjysmë milionë shqiptarëve të mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë dhe të katër anët e dheut, në fakt kërcënoi protestuesit me masakra dhe me përgjakje, me histori vrasjesh e të tjerë.

Me këtë rast, meqenëse ka përdorur një personazh të Stendalit për narrativën e tij, do t’i përgjigjem se për Vaterlonë ka me qindra personazhe nga rreshter në Feldmareshall, romantik si Fabricio, por midis të gjithë atyre Edi Rama është si vëlla siamez vetëm me njërin prej tyre: me rreshterin Tenardie të Viktor Hygoit, i cili nuk luftonte, por vidhte të plagosurit dhe u shkulte dhëmbët e florinjtë.

Një lloj si Tenardie, Edi Rama, vjedh dhe ka vjedhur këtë kohë popullin më të varfër. Ka vjedhur votën, vjedh fondet, vjedh kafshatën, vjedh librat e shkollës, vjedh ilaçet e të sëmurëve, vjedh pasuritë publike sikur të ishte një kolonizator, vjedh shpresën, rininë e shqiptarëve.

Ndaj dhe thirrja ime: largohu sa më parë nga detyra dhe prit verdiktin e drejtësisë, e cila vonon, por nuk harron.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.