☁️
Tiranë 16°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.97 ▲1.87%
ARI 4,103 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,873 ▼ -0.05% ETH $2,442 ▼ -0.29% XRP $1.3449 ▲ +0.52% SOL $105.2200 ▼ -0.86%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.97 ▲1.87 % ARI 4,103 ▼1.12 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.97 ▲1.87 % ARI 4,103 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Berisha mori me dhunë pushtetin mbi protestën

Nga Mero Baze

Dhuna e sotme në protestën para Kuvendit nuk është shqetësuese as për protestën, as për policinë. Ajo nuk ishte një provë force në emër të ish-protestës, por një operacion special i Berishës për të marrë nën kontroll protestën me dhunë.

Të shoqëruarit si ushtrues dhune nga policia dhe të tjerët që ishin aty janë thjesht, me emër e mbiemër, kontingjent i PD-së, kryesisht nga Qarku i Lezhës, kryesisht Laç dhe Lezhë dhe disa njerëz të Albin Kurtit, të sjellë në mënyrë të organizuar në protestë për dhunë.

Në këtë aspekt, e vetmja gjë e re ishte që dhuna u shpalos në emër të ish-protestës. Por  nuk ishte e asaj proteste për të cilën flasim, por një marrje e pushtetit me dhunë nga Berisha mbi protestën .

Për këtë shkak është e parëndësishme nga pikëpamja politike si dhunë, pasi nuk është një fenomen i ri, por një identitet i PD-së. E rëndësishme është vetëm nënshtrimi me dhunë që Berisha i bëri protestës.

Detaji i parë u pa pasi nisi dhuna, tek siguria që vetë Berisha dhe deputetët e tij kishin se protestuesit nuk do t’i qëllonin me vezë apo sende të forta kur të kalonin duke hyrë në Kuvend. Për gati dy javë Berisha e shmangu shkuarjen në Kuvend pikërisht nga ky siklet, derisa vendosi të marrë pushtetin dhe kontrollin e plotë mbi aktet e dhunës së protestës.

Vetëm një grup i vogël, i parëndësishëm, ishin organizatorët e protestës, por edhe ata janë demokratë të zemëruar nga luftërat e klaneve në PD, që e kanë shndërrimin e dhunës në identitetin e vet të vetëm.

Për këtë arsye kemi vetëm një zhvillim të ri politik, por jo ndonjë dhunë të re.

Dhuna e Berishës në protesta është e njohur dhe e menaxhueshme. Problemet e vetme që shkakton janë lëndimet e policisë dhe qytetarëve që nuk pranojnë t’i bashkohen asaj.

Në një farë mënyre, kështu protesta hyn në shtratin e PD-së dhe nën kontrollin e saj, duke e ndarë atë nga protesta qytetare, e cila e zhbëri PD-në dhe e ktheu në kufomë politike për 50 ditë.

Tani nuk është se ky zhvillim i ri do ta ngjallë PD-në, por do ta vrasë protestën, e cila u maskua si lëvizje qytetare. Lirisht mund të thoni se nuk është protesta e 51-të, por e 551-ta, pasi është vazhdim i të gjitha protestave me të cilat Berisha ka mbajtur gjallë kufomën e tij politike këto 35 vjet. Është thjesht ushqim për të mbajtur gjallë kufomën, por jo për të mbajtur gjallë shpresën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.