⛅
Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,659 ▼0.33%
DOW 51,188 ▼0.57%
NASDAQ 26,756 ▼0.24%
NAFTA 90.81 ▼1.93%
ARI 4,178 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $82,946 ▼ -0.88% ETH $2,671 ▼ -0.59% XRP $1.4809 ▼ -1.27% SOL $117.6200 ▼ -1.36%
S&P 500 7,659 ▼0.33 % DOW 51,188 ▼0.57 % NASDAQ 26,756 ▼0.24 % NAFTA 90.81 ▼1.93 % ARI 4,178 ▲0.22 % S&P 500 7,659 ▼0.33 % DOW 51,188 ▼0.57 % NASDAQ 26,756 ▼0.24 % NAFTA 90.81 ▼1.93 % ARI 4,178 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së! Beogradi kërkon votat me fantazmën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës gjatë debatit për Kosovën, ku u ndal te proceset zgjedhore në vend, mënyra e zgjedhjes së Presidentit, si dhe vendimet e fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në nisje të fjalës së tij, Berisha vlerësoi se zgjedhjet e përsëritura parlamentare në Kosovë janë zhvilluar në përputhje me standardet ndërkombëtare, por theksoi se shpeshtësia e tyre duhet të shmanget në të ardhmen.

“Zgjedhjet e përsëritura në Kosovë, për sa i përket respektimit të parimeve ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare, pavarësisht motivit të tyre, janë zhvilluar në përputhje me këto parime. Megjithatë, jam dakord me folësit e mëparshëm se shpeshtësia e tyre, për shkak të zgjedhjes së Presidentit, duhet të shmanget. Për këtë nevojitet asistenca e Këshillit të Europës dhe e Komisionit të Venecias për të gjetur një mënyrë më të zbatueshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës”, u shpreh Berisha.

Duke u ndalur te dënimet e fundit të ish-drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, kreu i demokratëve tha se ato kanë shkaktuar reagime të forta në Kosovë, duke theksuar se askush nuk kundërshton ndëshkimin e krimeve, por sipas tij, mënyra e trajtimit të çështjeve ka ngritur pikëpyetje të shumta.

“Gjatë këtyre ditëve të fundit, pas dënimeve të papritura të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga gjykata e Kosovës në Hagë, dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar çdo ditë në Prishtinë. Askush nuk ngrihet kundër ndëshkimit të krimeve, por disa krahasime dhe mungesa e provave të qarta për krime konkrete kanë shkaktuar zemërim publik”, deklaroi ai.

Berisha solli në vëmendje edhe vendimet e mëparshme të Tribunalit të Hagës për zyrtarë të lartë ushtarakë serbë, duke bërë krahasime me dënimet e dhëna ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Për shembull, Tribunali i OKB-së në Hagë dënoi komandantin e Korpusit të Prishtinës, Vladimir Lazareviç, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, Dragoljub Ojdaniç, me nga 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë Operacionit ‘Patkoi’ në Prishtinë. Në të kundërt, drejtuesit politikë të Kosovës u dënuan me një total prej 84 vitesh burg, bazuar në një zinxhir komandimi që ata nuk e kanë pasur kurrë në mënyrë të strukturuar”, tha ai.

Më tej, Berisha kritikoi mënyrën se si, sipas tij, ka funksionuar Gjykata Speciale, duke pretenduar se ndjekjet penale janë përqendruar vetëm te njëra palë e konfliktit.

“Së fundmi, dënimet e dhëna nga gjykata e Kosovës në Hagë kanë ndjekur, në mënyrë befasuese, linja të qarta etnike. Në kundërshtim me statutin e saj, gjykata ka ndjekur penalisht vetëm palën e viktimës dhe jo agresorin. Prandaj, le të shpresojmë që Gjykata e Apelit t’i shqyrtojë çështjet e tyre në mënyrë më objektive”, u shpreh kreu i PD-së.

Në pjesën e fundit të fjalës së tij, Berisha u ndal te figura e Ratko Mlladiçit dhe qëndrimi i autoriteteve serbe ndaj trashëgimisë së luftërave në ish-Jugosllavi.

“Varrimi me nderime shtetërore i kasapit të Bosnjës, orkestruesit të gjenocidit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në Srebrenicë, ishte një ekzekutim i dytë, 31 vjet më vonë, i 8500 djemve dhe burrave, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre fetare dhe etnike. Kjo është një fyerje e rëndë për të gjithë njerëzimin, një qëndrim i Beogradit dhe i Aleksandar Vuçiçit, i cili kërkon të fitojë zgjedhjet me fantazmën e Ratko Mlladiçit”, deklaroi Berisha.

Në përfundim, lideri i opozitës shqiptare tha se institucionet evropiane duhet të reagojnë përballë këtyre zhvillimeve.

“Besoj se ky institucion duhet të ndërmarrë veprime të qarta kundër këtyre rreziqeve”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.