☁️
Tiranë 17°C · Vranët 07 May 2026
S&P 500 7,334 ▼0.43%
DOW 49,581 ▼0.66%
NASDAQ 25,796 ▼0.17%
NAFTA 96.33 ▲1.31%
ARI 4,719 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $80,089 ▼ -1.73% ETH $2,293 ▼ -2.38% XRP $1.3872 ▼ -2.79% SOL $88.4400 ▼ -0.87%
S&P 500 7,334 ▼0.43 % DOW 49,581 ▼0.66 % NASDAQ 25,796 ▼0.17 % NAFTA 96.33 ▲1.31 % ARI 4,719 ▲0.52 % S&P 500 7,334 ▼0.43 % DOW 49,581 ▼0.66 % NASDAQ 25,796 ▼0.17 % NAFTA 96.33 ▲1.31 % ARI 4,719 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Politika

Berisha: Prioritet i PD-së do të jenë pensionistët dhe tek rrogat e ulëta

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në takimin e Departamentit të Ekonomisë dhe Financës në selinë blu, se prioriteti kryesor i i forcës politike që ai drejton nëse do të vijë në pushtet do të jenë pensionistët dhe punonjësit me paga të ulëta, duke premtuar ulje të taksës sociale dhe rritje të ndjeshme të pensioneve e pagave pas vendosjes së minimumit jetik.

Berisha theksoi se Partia Demokratike do të ndërhyjë fuqishëm aty ku dhimbja sociale është më e madhe.

“Ndërhyrjet më të fuqishme të PD do të jenë tek pensionistët dhe tek rrogat e ulëta. Ne do ulim taksën sociale. Sepse ulja e taksës sociale është një nga rrugët më të sigurta për të ulur informalitetin dhe për të nxitur prodhimin e investimet”, tha Berisha.

Ai shtoi se shteti do të marrë përsipër kontributet e veta dhe duhet të “këpusë nyjën gordiane” për të zgjidhur situatën dramatike të pensioneve.

“490 mijë pensionistë janë me pensione të pjesshme. Është e domosdoshme të bëhen zgjidhje që të kenë parasysh kalimin nga sistemi socialist në sistemin e tregut”, u shpreh ai, duke theksuar se zotimi i PD-së është një rritje e madhe e pensioneve dhe pagave të ulëta e të mesme, me qëllim që Shqipëria të dalë në krye të rajonit si vendi me qytetarët më të shpërblyer.

Berisha kujtoi periudhën 2007-2014, kur tha se popullsia e Shqipërisë rritej, njerëzit ktheheshin dhe kishte besim te e ardhmja.

Ai kritikoi qeverisjen aktuale për korrupsion dhe bllokim të integrimit europian, duke thënë se të rinjtë po emigrojnë masivisht.

“Tani, me vjedhjet e tyre, këta po errësojnë procesin më jetik për të ardhmen e shqiptarëve – integrimin në Bashkimin Europian. Të rinjtë shqiptarë marrin rrugët e dheut për të ndërtuar ëndrrën e tyre në Europë dhe jo Europën në Shqipëri. Në tre dekada do jemi të stër-stër-përgjysmuar si komb”, paralajmëroi Berisha.

Berisha tha më tej se prioriteti i menjëhershëm i Partisë Demokratike do të jetë “shuarja e sirenave të mjerimit” përmes masave konkrete për pensionistët, pagat e ulëta dhe vendosjen e minimumit jetik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.