🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.05 ▼0.17%
ARI 4,408 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $65,198 ▲ +0.52% ETH $1,925 ▲ +0.39% XRP $1.0356 ▼ -0.39% SOL $76.9300 ▲ +0.83%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.05 ▼0.17 % ARI 4,408 ▲0.18 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.05 ▼0.17 % ARI 4,408 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha: Rama përdori AI-në për të vjedhur, ne do e përdorim për mirëqeverisje

Partia Demokratike ka prezantuar sot në 20 maj Departamentin e Inteligjencës Artificiale.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se urtësia artificiale është një epokë e re, që duhet të shfrytëzohet sa më mirë për qeverisje sa më pranë qytetarëve.

Akuzoi kryeministrin Rama dhe presidentin Begaj se janë sharlatanë të epokës së AI-së. Kjo, pasi sipas tij, kanë emëruar një ministre nga Inteligjenca Artificiale, në trupin e së cilës nuk u gjet asnjë grimcë e urtësisë artificiale.

“AI është revolucioni më i madh që ka njohur njerëzimi. Tashmë është krijuar epoka e fuqizimit të trupit dhe mendjes së njerëzimit, nuk ka pasur kurrë një epokë interesante si kjo. Sot kemi dhe dy sharlatanë si Rama dhe Haram Begaj, që emëruan një ministre AI, në trupin e së cilës nuk u gjet asnjë grimcë të urtësisë artificial. U bënë të famshëm si kryesharlatanë të epokës së AI-së”, tha Berisha.

Kujtoi qeverisjen e tij gjatë viteve 2005-2013, duke thënë se gjatë kësaj kohe, shqiptarët përdorën masivisht internetin.

“Gjatë qeverisjes sime më 2005-2013 janë ndërmarrë një sërë masash për revolucion digjital. Shqiptarët, që shumë pak e përdornin internetin në atë kohë, u bënë përdorues masiv të tij. Revolucioni teknologjik në atë kohë u përdor tek prokurimet publike. Kjo nuk kishte ndodhur as në Europë. Ne guxuam dhe jashtë nivelit teknologjik të Shqipërisë të asaj kohe. Përpjekja për të vendosur atë në shërbim të njeriun është përgjegjësi e atyre që drejtojnë. Ndërsa, sot, transparenca e prokurimeve publike ka zbritur në 64 pikë. Duhet të përjetojmë të gjitha avantazhet e epokës së inteligjencës artificiale. Nesër në pushtet duhet të aplikojmë të gjitha avantazhet që jep urtësia artificiale”, u shpreh Berisha.

Hodhi akuza të rënda ndaj kyeministrit Rama, duke thënë se e ka përdorur Inteligjencën Artificiale për të vjedhur.

“Rama e ka përdorur Inteligjencën Artificiale për qëllime vjedhjeje dhe vetëm vjedhjeje. Ai vodhi të dhëna të qytetarëve, që është cenim i rëndë. Rama e ktheu AKSHI-n në gropën më të zezë të vendit. Janë hedhur miliona euro për inteligjencë artificiale, duke mos bërë punë, por duke vjedhur”, deklaroi Berisha.

Në fund, tha se Shqipëria me PD-në në qeverisje do përjetojë momentin më fantastik ndonjëherë, pasi AI do përdoret për mirëqeverisje.   

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.