☁️
Tiranë 22°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,832 ▲ +0.34% ETH $2,495 ▼ -0.16% XRP $1.4074 ▲ +0.44% SOL $109.8900 ▼ -0.23%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Bota

Çmimet “The Albie” nderojnë mbrojtësit e të drejtave të njeriut, mes të ftuarve George Clooney dhe bashkëshortja

– Ceremonia e pestë e çmimeve “The Albie”, e organizuar nga “Fondacioni Clooney për Drejtësi”, u zhvillua dje në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, duke bashkuar figura të njohura të kinemasë, modës dhe biznesit, për të vlerësuar individë dhe organizata që luftojnë për drejtësi dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën, sipas “Vogue”.

Aktori George Clooney dhe bashkëshortja e tij, avokatja e të drejtave të njeriut Amal Clooney, bashkëthemelues të fondacionit, pritën të ftuarit në këtë aktivitet, i cili synon t’u japë më shumë vëmendje, personave që përballen me rreziqe për shkak të punës së tyre në mbrojtje të drejtësisë.

Mes të nderuarve të këtij edicioni ishin gazetarët nga Kirgistani, Bolot Temirov dhe Makhabat Tazhibek Kyzy; aktivistja nga Malavi, Vanessa Mwangala, e cila mbron të drejtat e vajzave; fotoreporterja amerikane Lynsey Addario; organizata kongoleze “Justice Plus”; si dhe Brad Smith, zëvendëskryetar dhe president i “Microsoft”, i angazhuar në çështjet e të drejtave të njeriut.

Çmimet “The Albie” mbajnë emrin e gjyqtarit dhe aktivistit të Afrikës së Jugut, Albie Sachs, i njohur për luftën kundër aparteidit, sistemit të ndarjes racore që ekzistonte në vend.

Përmes kësaj ceremonie, fondacioni synon të vërë në pah punën e njerëzve dhe organizatave, që mbrojnë të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe drejtësinë, shpesh duke rrezikuar sigurinë e tyre personale.

Mbrëmja mblodhi gjithashtu emra të njohur të artit dhe modës, mes tyre Brad Pitt, Laura Dern, Emma Thompson, Anna Wintour, Donatella Versace, Emily Ratajkowski dhe Melinda French Gates.

Amal Clooney tërhoqi vëmendjen me një fustan të artë të markës “Gucci”, të zbukuruar me temina dhe thekë, ndërsa George Clooney u paraqit me një kostum elegant të zi.

Ceremonia ndërthur vëmendjen ndërkombëtare që sjellin personazhet e njohur, me synimin për të mbështetur njerëzit që punojnë për drejtësinë dhe të drejtat themelore.

“Fondacioni Clooney për Drejtësi”, i themeluar nga George dhe Amal Clooney, ofron ndihmë ligjore falas, në çështje që lidhen me mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të drejtave të grave në më shumë se 40 vende të botës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.