☁️
Tiranë 21°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,786 ▲ +0.2% ETH $2,495 ▼ -0.35% XRP $1.4055 ▲ +0.07% SOL $109.8900 ▼ -0.64%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – Trump: Arritjet e mia në përfundimin e luftërave janë më të mëdhatë në histori

NJU JORK, 10 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan, Donald Trump pretendoi sërish se duhej të kishte fituar çmimin “Nobel” për Paqen.

Ai kritikoi dje ndarjen e këtij çmimi, pasi juristja nga Afrika e Jugut, Navanethem Pillay, u shpall fituese për këtë vit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga unë si president, duhej ta kishin marrë çmimin “Nobel” për Paqen, por nuk e morën”, deklaroi Trump gjatë një tubimi elektoral në Sirakuzë, në shtetin e Nju Jorkut.

Ai tha se nuk kishte dëgjuar kurrë për Pillay.

Trump përsëriti pretendimin e tij se gjatë presidencës së tij kishte ndalu tetë luftëra.

Ai tha gjithashtu se kishte siguruar lirimin e pengjeve që mbaheshin nga Hamasi, grupi militant islamist palestinez, në Rripin e Gazës.

“Pavarësisht gjithë kësaj dhe këtyre arritjeve të jashtëzakonshme, çmimi “Nobel” iu dha sot një personi me bindje liberale, që punon në Kombet e Bashkuara dhe për të cilin askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë”, tha Trump.

“Unë nuk kisha dëgjuar kurrë për këtë person, por, sidoqoftë, urime”, shtoi ai.

Trump akuzoi Norvegjinë se kishte marrë një vendim të turpshëm dhe të sikletshëm, duke mos ia dhënë çmimin.

Ai pretendoi se çmimi ishte diskredituar nga një grup i vogël ideologësh radikalë, që janë kundër demokracisë dhe, në të vërtetë, armiq të qytetërimit.

“Ne nuk do ta harrojmë Norvegjinë. Nuk na e dhatë këtë çmim, pavarësisht se kemi arritjet më të mëdha në histori”, deklaroi ai.

Çmimi “Nobel” për Paqen nuk jepet nga qeveria norvegjeze, por nga një komitet i pavarur.

Edhe vitin e kaluar, Trump kritikoi Norvegjinë, pasi çmimi iu dha udhëheqëses së opozitës venezueliane, María Corina Machado.

Kjo e fundit ia kushtoi më vonë simbolikisht çmimin Trumpit.

Pillay, 85 vjeçe, u vlerësua për punën e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Në rininë e saj, kur punonte si juriste, ajo luftoi kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, sistemit të ndarjes racore dhe diskriminimit të popullsisë me ngjyrë.

Më pas, ajo ndërtoi karrierën e saj në fushën e së drejtës ndërkombëtare.

Çmimi “Nobel” për Paqen konsiderohet gjerësisht si një nga vlerësimet më prestigjioze në botë.

Këtë vit, për çmimin u propozuan 287 kandidatë.

Vlera monetare e tij është pak më shumë se 1 milion euro. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.