☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.87 ▼0.65%
ARI 4,198 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,936 ▲ +1.02% ETH $2,450 ▲ +3.52% XRP $1.3350 ▲ +1.82% SOL $105.8400 ▲ +3.45%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.87 ▼0.65 % ARI 4,198 ▲0.66 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.87 ▼0.65 % ARI 4,198 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Politika

“Berisha sponsor i dhunës”, Gazetari: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

Gazetari Ardit Rada, u shpreh në një bisedë për Ora e Fundit në ABC News, se në krye të protestave ka elementë të tjerë përvec studentëve. Për të vërtetuar këtë tha ai, mjaftojnë evidencat e personave të shoqëruar si element të dhunshëm që në ditën e parë pranëMinistrisë së Arsimit.

“Nga ana tjetër edhe nëse do t’i referohemi të dhënave të opozitës edhe politikës po e përjashtojmë pretendimet e kryeministrit të Rama dhe të qeverisë dhe të policisë ka qenë Partia Demokratike ajo e cila ka marrë përsipër të furnizojë protestën me njerëz. Ka qenë Sali Berisha ai i cili ka deklaruar që në krye të protestave të shkojnë demokratët dhe të mbushin sheshin në mbështetje të studentëve apo të nxënësve sido që ta quajmë neve. Nga ana tjetër fakti që shumica e personave dhe elementëve të dhunshëm që ne i shohim nga pamjet filmike të përditshme të këtyre tre ditëve vemë re se shumica prej tyre e mbulojnë identitetin çka do të thotë se mund të kemi të bëjmë në rastin konkret me elementë të sponsorizuar për të nxitur aktet e dhunës ndaj institucioneve dhe ndaj bizneseve, por gjithashtu edhe për të rritur atë adrenalinën dhe për t’i çuar, për ta çuar pjesën e sinqertë të protestuesve në qorrsokak dhe drejt akteve të dhunshme që ne që ne po dëshmojmë këto ditë në kryeqytet”, u shpreh ai, ndërsa solli në vëmendje protestën e 21 janarit.

“21 janari është një ngjarje e cila shënon një njollë të zezë në biografinë politike të Sali Berishës. Është një ngjarje e cila e ka çuar Berishën dhe personat të tjerë drejt hetimeve dhe është një ngjarje e cila me thënë të drejtën nuk duhet përsëritur në formë as sa i përket veprimeve të qeverisë së kohës së atëhershme, por as sjelljes së protestuesve. Megjithatë ne po ta shohim nuk kemi të bëjmë me një dhunë në 21 janar nuk kishim të bënim me një dhunë sistematike siç është kjo e tanishmja. Ka qenë një ushtrim i drejtës së protestës edhe e dhunshme do të thoja por e lokalizuar dhe e orientuar drejt institucionit të kryeministrisë. Ndërsa sot ne po dëshmojmë një dhunë të përhapur në të gjithë kryeqytetin me pasoja shumë të rënda kryesisht edhe për biznesin privat po po dëshmojmë nga ana tjetër edhe një sjellje ndryshe të policisë së shtetit. Në fakt kjo ka qenë ëndërr e opozitës, që të përsëritej 21 janari me këtë herë me Berishën në opozitë. Është një dëshirë e hapur dhe që nuk e fsheh Berisha dhe Partia Demokratike.

Po ta shihni edhe në protestat e mëparshme, Berisha ka nxituar të deklarojë se protestuesit janë qëlluar me snajper dhe më pas e ka kamufluar atë dhe e ka zbukuruar duke thënë se janë qëlluar me snajper por me plumba gome po në rastin konkret kemi të bëjmë me pretendime dhe fake news të përhapura nga Partia Demokratike dhe personalisht nga Sali Berisha ku është thënë se ka protestues në gjendje të rëndë madje dhe për humbje jete në këtë rast mes protestuesve, pra humbje jete në spital të të protestuesve të shtr ashtu kemi të bëjmë me një bilanc që nuk i ngjan fare 21 janarit në kuptimin që as jo vetëm për sa i përket katër viktimave, por edhe për sa i përket të plagosurve. Mos harrojmë që më 21 janar kishim qindra të plagosur me armë zjarri dhe kishim një polici të armatosur, Gardën e Republikës, policinë dhe dhe elementë të tjerë të sigurisë së shtetit të armatosur deri në dhëmbë dhe u përballën protestuesi u përballën me përdorimin e armëve të zjarrit. Ndërkohë që konkretisht unë shoh një tolerancë të policisë sepse në thelb policia nuk ka vetëm rol ndëshkues, por dhe parandalues dhe nuk e kuptoj se si policia mund t’i lejojë deri në këtë pikë protestuesit të sillen në këtë formë dhe pastaj të presin mbrëmjen që të zhvillojë ato arrestimet edhe ato shoqërimet e veta” shtoi Rada.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.