☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 91.03 ▲3.3%
ARI 4,098 ▲0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $75,927 ▼ -5.33% ETH $2,235 ▼ -7.62% XRP $1.2229 ▼ -6.25% SOL $90.0900 ▼ -4.91%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.03 ▲3.3 % ARI 4,098 ▲0.6 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.03 ▲3.3 % ARI 4,098 ▲0.6 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha, thirrje Ramës: Jep dorëheqjen para orës 19:00

Pavarësisht se në 34 ditë proteste, krahas thirrjeve për dorëheqjen e Edi Ramës, protestuesit kërkojnë edhe largimin e Sali Berishës nga politika, kryedemokrati thotë se demokratët do ta mbështesin këtë lëvizje qytetare, pasi thirrjet kundër tij janë të sponsorizuara.

Në protestën e kësaj të shtune janë bërë thirrje të bashkohen edhe shqiptarët e diasporës. Berisha, me ndjenjën e përkatësisë së kësaj proteste, paralajmëron Ramën të mos guxojë të dhunojë qytetarët, siç thotë ai se ndodhi të enjten përpara parlamentit.

Kryedemokrati kujtoi se kërkesën e protestuesve për qeveri teknike e ka kërkuar e para opozita e tij, sikurse edhe kërkesat e tjera për shfuqizimin e ligjeve, të cilat i kanë depozituar si amendamente në Kuvend, bashkë me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, por nuk pranohen nga socialistët. Për këtë arsye, demokratët do të qëndrojnë jashtë parlamentit derisa kërkesat e tyre të merren në konsideratë.

 “Nuk pranon mocionet të cilat janë të përcaktuara në kushtetutë. Ne kemi depozituar, por edhe një sqarim do bëj këtu: ka tre javë që kemi depozituar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ndryshimin e ligjeve të kërkuara nga përfaqësia e protestës. Kryetari i parlamentit, dhe në veçanti Taulant Balla, nuk pranon t’i fusë në rendin e ditës. Për këtë arsye, grupi parlamentar vendosi të mos paraqitet në seancë plenare derisa të paraqiten amendamentet për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës”.

4 korriku është festa e Pavarësisë së SHBA-së, për të cilën Berisha bëri urimin e tij, por është edhe dita e lindjes së Edi Ramës, për të cilin në vend të mesazhit të urimit dha një këshillë: “Jep dorëheqjen para orës 19:00…”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.