☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.61 ▼1.61%
ARI 4,026 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,957 ▼ -0.78% ETH $2,317 ▼ -1.46% XRP $1.2953 ▼ -0.44% SOL $100.4300 ▼ -1.34%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.61 ▼1.61 % ARI 4,026 ▲0.45 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.61 ▼1.61 % ARI 4,026 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

Pacolli dëshmon për shtatë orë në SPAK për Aeroportin e Vlorës, denoncon ndërhyrje të paligjshme në pronësi

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se është paraqitur për rreth shtatë orë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri, ku ka dëshmuar dhe ka paraqitur denoncime lidhur me zhvillimet rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Përmes një reagimi publik, Pacolli ka deklaruar se para prokurorëve të SPAK-ut ka dorëzuar dokumente dhe prova që, sipas tij, dëshmojnë ndërhyrje të paligjshme në strukturën e pronësisë së aeroportit, shpërfillje të vendimeve gjyqësore dhe cenim të të drejtave të pronës private.

“Sot pata mundësinë të paraqitesha për rreth 7 orë para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku paraqita në mënyrë të detajuar faktet, dokumentet dhe rrethanat e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës”, ka shkruar Pacolli.

Ai është shprehur i kënaqur që ka pasur mundësinë t’i paraqesë pretendimet dhe dokumentacionin përkatës para institucionit të specializuar të drejtësisë në Shqipëri.

“E vlerësoj këtë mundësi dhe jam i kënaqur që mundëm të sjellim përpara organit kompetent të vërtetën e plotë mbi ndërhyrjet e paligjshme në strukturën e pronësisë, shpërfilljen e vendimeve gjyqësore dhe cenimin e pronës private”, ka theksuar ai.

Pacolli ka shprehur besimin se institucionet shqiptare të drejtësisë do ta trajtojnë çështjen në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me ligjin.

“Nuk e kam humbur shpresën se në Shqipëri po bëhet drejtësi. Besoj se institucionet e drejtësisë do të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe do të garantojnë respektimin e ligjit”, ka deklaruar biznesmeni.

Ai ka paralajmëruar vazhdimin e bashkëpunimit me SPAK-un dhe institucionet e tjera kompetente deri në sqarimin e plotë të rrethanave që lidhen me pronësinë dhe të drejtat ligjore mbi projektin e Aeroportit të Vlorës.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me SPAK dhe me çdo institucion kompetent, deri në sqarimin e plotë të së vërtetës dhe mbrojtjen e të drejtave tona ligjore”, ka shtuar ai.

Në përfundim të reagimit, Pacolli ka theksuar se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe se vendimet e gjykatave, si dhe të drejtat e pronës private, duhet të respektohen.

“Askush nuk është mbi ligjin. Prona private dhe vendimet e gjykatave duhet të respektohen”, ka përfunduar Pacolli. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.