☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.61 ▼1.61%
ARI 4,026 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,957 ▼ -0.78% ETH $2,317 ▼ -1.46% XRP $1.2953 ▼ -0.44% SOL $100.4300 ▼ -1.34%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.61 ▼1.61 % ARI 4,026 ▲0.45 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.61 ▼1.61 % ARI 4,026 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë në gati katër vjet

AMSTERDAM, 26 tetor /ATSH-DPA/- Çmimi i gazit natyror në Evropë regjistroi sot një rritje të fortë, duke iu afruar 100 eurove për megavat-orë (MWh), një nga nivelet më të larta që nga fundi i vitit 2022.

Çmimi i gazit natyror që do të dorëzohet muajin e ardhshëm arriti në 97,64 euro për megavat-orë në bursën e Amsterdamit.

Kjo shënon një rritje prej gati 3% krahasuar me të premten.

Që nga fillimi i muajit, çmimi i gazit është rritur me rreth një të tretën, ndërsa që nga fillimi i vitit është më shumë se trefishuar.

Herën e fundit që çmimi i gazit u rrit ndjeshëm, ishte në fillim të luftës në Ukrainë, kur tejkaloi 300 euro për megavat-orë.

Rritja e çmimit prek edhe konsumatorët

Rritja e çmimit të gazit po shton kostot për familjet dhe industrinë.

Sipas një analize të publikuar nga portali gjerman i krahasimit të çmimeve “Verivox”, në landin Baden-Württemberg, në jugperëndim të Gjermanisë, çmimi i gazit për familjet është rritur me 22% gjatë 12 muajve të fundit.

Megjithatë, rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, nuk reflektohet menjëherë në faturat e familjeve.

Kjo ndodh sepse furnizimi me gaz mbështetet kryesisht në kontrata afatgjata, ndaj duhet kohë që ndryshimet e çmimeve në treg të pasqyrohen te konsumatorët.

Lufta me Iranin dhe rezervat e gazit ndikojnë te çmimet

Një nga arsyet kryesore të rritjes së çmimeve është lufta me Iranin.

Nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare, kalon gazi natyror i lëngshëm, i cili transportohet me anije.

Për shkak të luftës, trafiku detar në këtë zonë është pothuajse ndalur, duke vështirësuar furnizimin me gaz.

Një tjetër faktor që po ndikon në rritjen e çmimeve është nevoja për të mbushur rezervat e gazit përpara dimrit në Evropë.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, po përpiqet prej disa javësh të shtojë rezervat e saj.

Aktualisht, depot e gazit në vend janë të mbushura në më shumë se 61% të kapacitetit të tyre, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar niveli ishte rreth 75%. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.