☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.91 ▲0.43%
ARI 4,075 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,117 ▼ -5.19% ETH $2,241 ▼ -7.37% XRP $1.1910 ▼ -9.65% SOL $90.3000 ▼ -6.53%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.91 ▲0.43 % ARI 4,075 ▼0.93 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.91 ▲0.43 % ARI 4,075 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Gjashtë vende të BE-së kërkojnë shkurtim të buxhetit afatgjatë të bllokut

– Gjermania, Danimarka, Holanda, Austria, Finlanda dhe Suedia, gjashtë vende të BE-së, që kontribuojnë më shumë në buxhetin e Unionit sesa marrin prej tij, kërkojnë që buxheti i BE-së për vitet 2028–2034 të shkurtohet me qindra miliardë euro, raportoi “Reuters”.

Komisioni Evropian ka propozuar një buxhet prej rreth 2 trilionë eurosh për periudhën 2028–2034.

Gjashtë vendet kërkojnë që ky buxhet të shkurtohet në mënyrë të balancuar, duke ulur shpenzimet në të gjitha fushat.

Kërkesa u bë përmes një deklarate të përbashkët, pas një takimi të liderëve të këtyre vendeve në Berlin, në një kohë kur negociatat për buxhetin kanë hyrë në një fazë vendimtare.

Gjermania kërkoi më herët, një shkurtim prej rreth 400 miliardë eurosh, duke argumentuar se plani aktual është shumë i kushtueshëm.

Megjithatë, gjashtë vendet thonë se BE-ja duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen, konkurrueshmërinë ekonomike, menaxhimin e migracionit dhe forcimin e pavarësisë së BE-së.

Ato kundërshtojnë gjithashtu që BE-ja të marrë borxh të ri të përbashkët, duke thënë se kjo nuk është zgjidhja për problemet buxhetore.

Gjithashtu, vendet kërkuan që fondet e BE-së të lidhen më shumë me respektimin e shtetit të së drejtës dhe që institucionet e BE-së të përballojnë punën me numrin aktual të punonjësve, pa shtuar personelin.

Buxheti afatgjatë i BE-së, i njohur si Kuadri Financiar Shumëvjeçar (MFF), duhet të miratohet njëzëri nga të 27 vendet anëtare./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.