☁️
Tiranë 16°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,714 ▼0.39%
DOW 52,280 ▼0.37%
NASDAQ 26,186 ▼1.37%
NAFTA 101.31 ▼1.43%
ARI 4,029 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,072 ▲ +0.68% ETH $2,352 ▲ +0.83% XRP $1.2972 ▼ -1.2% SOL $101.6800 ▲ +0.56%
S&P 500 7,714 ▼0.39 % DOW 52,280 ▼0.37 % NASDAQ 26,186 ▼1.37 % NAFTA 101.31 ▼1.43 % ARI 4,029 ▼0.55 % S&P 500 7,714 ▼0.39 % DOW 52,280 ▼0.37 % NASDAQ 26,186 ▼1.37 % NAFTA 101.31 ▼1.43 % ARI 4,029 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Merz: Koreja e Veriut kërcënon sigurinë evropiane

SEUL, 29 tetor /ATSH -DPA/ – Koreja e Veriut po kërcënon “lirinë në të gjithë Evropën” duke dërguar trupa në Ukrainë për të luftuar në krah të Rusisë, deklaroi të enjten kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një vizite në Korenë e Jugut.

Pas takimit me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, në Seul, Merz theksoi se furnizimi i Koresë së Veriut me armë nga Rusia, në këmbim të mbështetjes ushtarake të Phenianit, dëshmon se “siguria e Koresë ndikon në sigurinë e Evropës”.

“Dhe siguria e Evropës ndikon gjithashtu në sigurinë e Koresë. Bota është një vend i vogël, edhe në kohë lufte”, shtoi kreu i qeverisë gjermane.

Merz dhe Lee ranë dakord për thellimin e partneritetit strategjik mes Gjermanisë dhe Koresë së Jugut, duke përfshirë shkëmbime të rregullta ushtarake, stërvitje të përbashkëta dhe ndarjen e informacioneve të inteligjencës.

Të dy liderët nxitën gjithashtu kompanitë e mbrojtjes në vendet e tyre të zgjerojnë bashkëpunimin.

Koreja e Veriut i ka furnizuar Rusinë me sasi të mëdha municionesh dhe raketash, të përdorura në luftën kundër Ukrainës. Sipas vlerësimeve të shërbimit të inteligjencës së Koresë së Jugut, Pheniani ka dërguar gjithashtu rreth 15 mijë ushtarë për të luftuar përkrah forcave ruse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.