☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,476 ▼ -0.17% ETH $2,402 ▼ -0.83% XRP $1.2935 ▼ -1.18% SOL $103.2400 ▼ -1.09%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Merz kundërshton marrëveshjen e Trumpit me Rusinë për eksportin e naftës diezel

BERLIN, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz u distancua sot nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me një marrëveshje mes SHBA-së dhe Rusisë për rifillimin e eksporteve të naftës diezel, duke deklaruar se Gjermania dhe Evropa do të vazhdojnë të zbatojnë sanksionet kundër Moskës.

Kancelari Merz tha se qeveria gjermane ishte në dijeni të marrëveshjes mes Uashingtonit dhe Moskës, por theksoi se Berlini dhe vendet evropiane nuk do të ndiqnin të njëjtën rrugë.

“Një vendim i tillë nuk bëhet fjalë për Gjermaninë dhe Evropën. Rusia do të negociojë seriozisht vetëm nën presion, prandaj ne do të vazhdojmë t’i përmbahemi sanksioneve tona kundër Rusisë”, deklaroi kancelari gjerman.

Ai argumentoi se sanksionet duhet të ashpërsohen më tej në përgjigje të sulmeve ruse, veçanërisht ndaj infrastrukturës energjetike civile të Ukrainës.

Kancelari Merz siguroi gjithashtu se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vazhdojë të mbështetet te Gjermania dhe Evropa.

Presidenti Trump njoftoi në platformën e tij Truth Social, pas bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin, se Moska kishte rënë dakord të vinte menjëherë në dispozicion të SHBA-së dhe tregjeve globale më shumë se 300 mijë tonë naftë diezel, me synimin për të ulur çmimet e karburanteve në pompa.

Sipas presidentit, Rusia do të çlirojë edhe 500 mijë tonë të tjerë në nëntor, të ndjekur pak më vonë nga një sasi shtesë prej një milion tonësh.

Bashkimi Evropian ka shprehur kundërshtimin ndaj marrëveshjes, ndërsa qëndrimi i Gjermanisë konfirmon se Berlini synon të ruajë presionin ekonomik ndaj Moskës, pavarësisht nismës amerikane për rritjen e furnizimit me karburante. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.