🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,136 ▼0.55%
DOW 49,183 ▲0.17%
NASDAQ 23,531 ▼1.46%
NAFTA 81.96 ▼0.58%
ARI 3,578 ▼2.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,608 ▼ -3.68% ETH $1,738 ▼ -3.92% XRP $0.9393 ▼ -5.45% SOL $70.7800 ▼ -6.09%
S&P 500 7,136 ▼0.55 % DOW 49,183 ▲0.17 % NASDAQ 23,531 ▼1.46 % NAFTA 81.96 ▼0.58 % ARI 3,578 ▼2.93 % S&P 500 7,136 ▼0.55 % DOW 49,183 ▲0.17 % NASDAQ 23,531 ▼1.46 % NAFTA 81.96 ▼0.58 % ARI 3,578 ▼2.93 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Stubb: Ishte e drejtë që formulimi për Ukrainën të hiqej nga deklarata e Shenzhenit

BERLIN, 20 nëntor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, zbuloi se në projektdeklaratën e përbashkët të takimit tripalësh mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës ishte parashikuar një pikë, që lidhej me Ukrainën, por ajo u hoq nga dokumenti përfundimtar me kërkesë të palës amerikane.

Në një intervistë për gazetën finlandeze “Helsingin Sanomat”, Stubb bëri të ditur se formulimi i kësaj pike, nuk ishte konsideruar i përshtatshëm nga SHBA-ja dhe se Uashingtoni kishte kërkuar ndryshimin e dokumentit përpara miratimit të tij.

“Formulimi nuk ishte i përshtatshëm dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën ta hiqnin. Mendoj se kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë”, deklaroi presidenti finlandez.

Sipas tij, informacioni mbi përmbajtjen dhe përgatitjen e versionit përfundimtar të deklaratës, u bë i njohur gjatë diskutimeve jozyrtare mes liderëve evropianë, në kuadër të takimit të Koalicionit të Vullnetshmëve në Berlin.

Stubb nuk bëri të ditur se çfarë parashikonte konkretisht pika e hequr dhe as formulimin, që ishte përdorur në projektin fillestar.

Për këtë arsye, nuk është e mundur të përcaktohet nëse ajo përmbante propozime për zgjidhjen e luftës, kushte për Ukrainën apo formulime të tjera politike.

Takimi tripalësh në Kinë dhe deklarata për paqen

Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping u zhvillua dje në qytetin Shenzhen të Kinës.

Takimi tripalësh u përqendrua në çështje të sigurisë ndërkombëtare dhe në mundësitë e uljes së rreziqeve bërthamore.

Pas tij, u publikua një dokument i përbashkët i titulluar “Deklarata për Paqen e Krerëve të Shteteve të Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Megjithëse lufta në Ukrainë ishte një nga çështjet e diskutuara, gjatë kontakteve mes liderëve, dokumenti përfundimtar nuk përmbante asnjë pikë të drejtpërdrejtë për konfliktin ruso-ukrainas.

Sipas raportimeve, deklarata trajtonte reformimin e Kombeve të Bashkuara, respektimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë krerët e shteteve, si dhe nevojën për dialog mbi reduktimin e rreziqeve bërthamore dhe mospërhapjen e armëve bërthamore.

Telefonata e Trump me liderët evropianë në Berlin

Stubb zbuloi gjithashtu detaje nga telefonata e zhvilluar dje nga Donald Trump me pjesëmarrësit e takimit të Koalicionit të Vullnetshmëve në Berlin, pasi presidenti amerikan kishte përfunduar takimet në Kinë.

Sipas presidentit finlandez, Trump theksoi se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë, në mënyrë që vendet evropiane të mund t’i përdorin fondet e tyre për qëllime të tjera.

Stubb sqaroi se deklarata e Trump nuk ishte një kërkesë për ndërprerjen e mbështetjes evropiane për Ukrainën.

Presidenti amerikan la gjithashtu, të kuptohej se vendet evropiane duhet të vendosin kontakte të drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin, për çështjen e përfundimit të luftës.

“Fakti është se në Rusi ka vetëm një person që vendos për çështjet e luftës dhe paqes, dhe ai është presidenti Vladimir Putin”, tha Stubb.

Takimi i zhvilluar në Berlin mblodhi liderë dhe përfaqësues të më shumë se 40 vendeve, përfshirë Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në diskutime u trajtuan ndihma ushtarake, forcimi i mbrojtjes ajrore, garancitë e sigurisë dhe rindërtimi i Ukrainës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.