“Studim i thelluar për Zvërnecin”- A do ndryshojë ligji për Zonat e Mbrojtura? Ministri Jaupaj shpjegon se çfarë do t�
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ka deklaruar se projekti për zonën Pishë Poro–Nartë, ku përfshihet edhe zona e Zvërnecit, do t’i nënshtrohet një vlerësimi të thelluar mjedisor.
Në një intervistë për “News Line”, Jaupaj bëri të ditur se Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka marrë vendimin që më 15 maj, duke përcaktuar 15 kushte që duhet të përmbushen gjatë studimit mjedisor.
Ai theksoi se projekti do të kalojë edhe në një proces konsultimi publik, ndërsa shtoi se diskutimet mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për ligjin e zonave të mbrojtura vijojnë, me synimin për t’i përmbyllur ato brenda vitit 2027.
“Në 15 maj të këtij viti, kohë përpara se të zhvilloheshin protestat, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka nxjerrë vendimin që i gjithë projekti për Pishë Poro – Nartë të kalojë në një vlerësim të thelluar. Duhet thënë që në krye të herës institucionet mjedisore kanë qenë në krye të detyrës, për të kërkuar një studim mjedisor. Ky vendim ka vendosur 15 kushte që duhet të plotësohen në studimin mjedisor.
Në momentin që ky studim mjedisor do të vijë, është një proces që do të kalojë edhe konsultimin publik, edhe në zonën e Zvërnecit. Ministria e Mjedisit është vendimtare për këtë investim në zonat e mbrojtura. Ligji i zonave të mbrojtura është në diskutim me KE-në, si pjesë e pikave të ndërmjetme.
Është një punë në proces, ekspertët janë në komunikime intensive për ligjin e zonave të mbrojtura. Brenda vitit 2027 shpresojmë që t’i kemi mbyllur edhe këto diskutime”, tha ministri Jaupaj për ABC News.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.