🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,136 ▼0.55%
DOW 49,183 ▲0.17%
NASDAQ 23,531 ▼1.46%
NAFTA 81.96 ▼0.58%
ARI 3,578 ▼2.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,608 ▼ -3.68% ETH $1,738 ▼ -3.92% XRP $0.9393 ▼ -5.45% SOL $70.7800 ▼ -6.09%
S&P 500 7,136 ▼0.55 % DOW 49,183 ▲0.17 % NASDAQ 23,531 ▼1.46 % NAFTA 81.96 ▼0.58 % ARI 3,578 ▼2.93 % S&P 500 7,136 ▼0.55 % DOW 49,183 ▲0.17 % NASDAQ 23,531 ▼1.46 % NAFTA 81.96 ▼0.58 % ARI 3,578 ▼2.93 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Kronika

Demo viziton lokalin e kthyer në galeri arti: Pasuritë e konfiskuara do i kthejmë në mundësi për të rinjtë dhe mbështet

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vizitoi një galeri arti të ngritur në ambientet e një ish-bar kafeje të konfiskuar nga shteti.

Gjatë vizitës, ministri u angazhua për zgjerimin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, me synimin që pasuritë dhe vlerat monetare të konfiskuara t’u shërbejnë më shumë qytetarëve dhe komuniteteve në të gjithë vendin.

Hapësira, që dikur i përkiste një personi të lidhur me krimin, sot u shërben grave dhe të rinjve për të krijuar punime artistike e artizanale dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre.

Demo theksoi se “dobësimi i krimit është një mundësi shumë e mirë që ne të fuqizojmë komunitetet”, duke e lidhur këtë objektiv me përdorimin e pasurive të konfiskuara dhe partneritetin me organizatat që punojnë në territor.

“Ne do ta vazhdojmë dhe do ta intensifikojmë këtë traditë tashmë, për të vazhduar mbështetjen dhe, pse jo, të zgjerojmë edhe numrin e organizatave me të cilat ne bashkëpunojmë”, u shpreh ministri.

Sipas tij, bashkëpunimi mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe shoqërisë civile është thelbësor për përdorimin e suksesshëm të këtyre burimeve. Angazhimi përfshin zgjerimin e gamës së aktiviteteve dhe të numrit të përfituesve, me vëmendje të veçantë ndaj njerëzve në nevojë dhe mundësive që programet u krijojnë të rinjve.

Ministri nënvizoi rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Posaçme dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, duke theksuar njëkohësisht nevojën për mbështetjen e komuniteteve dhe fuqizimin e organizatave që veprojnë pranë tyre.

Një pjesë të fjalës, Demo ia kushtoi ruajtjes së zanateve dhe produkteve tradicionale. Ai e vlerësoi galerinë, si një model me rëndësi për përcjelljen e aftësive te brezi i ri i artizanëve dhe për ruajtjen e traditës vendase.

Ministri evidentoi nevojën për të nxitur përfshirjen e të rinjve në artizanat dhe për të mbështetur mjeshtrat në transmetimin e njohurive të tyre. Ruajtja e këtyre aftësive dhe produkteve, sipas tij, ndihmon në mbrojtjen e autenticitetit të zonave dhe në zhvillimin e turizmit në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.