Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 105.45 ▼0.36%
ARI 4,324 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,632 ▼ -3.46% ETH $2,400 ▼ -4.75% XRP $1.2857 ▼ -9.72% SOL $97.0300 ▼ -5.55%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.45 ▼0.36 % ARI 4,324 ▼0.21 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.45 ▼0.36 % ARI 4,324 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
16 Sht 2026
Breaking
Opinion

Beteja e humbur kundër turizmit

Nga Mero Baze

Nuk jam i sigurt nëse Berisha u ka vënë normë disa deputetëve të PD-së që duhet të postojnë çdo ditë, dhe tani në gusht. Nuk e kam fjalën vetëm te rreziku që shkakton vapa, por dhe te nevoja që mund të kenë për të pushuar.

Për shembull, deputetja e PD-së në Sarandë kishte zbuluar një faqe në TripAdvisor që kishte vlerësimin 2.8 nga 5. Pastaj kishte gjetur dhe disa review negative të turistëve në Sarandë, që ankoheshin për parkime apo çmime, dhe kishte postuar një fletërrufe kundër turizmit në Sarandë, ku akuzonte qeverinë se ka shkatërruar turizmin.

Tani, si t’i përgjigjet qeveria apo Bashkia kësaj?

E para, nuk ka ndonjë faqe shërbimesh që përfaqëson vlerësimin për Sarandën në TripAdvisor. Mund të ketë një faqe që ka vlerësim të ulët, por Saranda ka rreth 30 mijë faqe online që ofrojnë shërbime. Nuk ka ndonjë algoritëm që analizon review-t e këtyre faqeve dhe pastaj i thotë TripAdvisor-it se sa është nota për turizmin në Sarandë.

Nëse nuk e kupton as kaq, atëherë do të thotë që je nën nivelin e atyre burrave me kanotiere që dalin akoma me karton në anë të rrugës ku shkruhet me shkrim dore: “Jepen dhoma me qira”, ngaqë nuk e kanë marrë vesh akoma që ata që janë nisur për në Sarandë e kanë prenotuar dhomën dhe e dinë ku shkojnë. Nëse pastaj e di që po gënjen, por ta do puna si deputete, atëherë është problem i një politike të ligë.

Por nuk është se e dëmton njeri veç vetes.

Një deputet i mirë, qoftë ky i opozitës apo pushtetit, shkon, bën turizëm në zonën ku zgjidhet, nuk bën fletërrufe kundër turizmit në qytetin që e zgjedh deputet. Për më tepër, fletërrufe që bazohen ose te budallallëku, ose te ligësia. Fakti që nuk të voton qyteti nuk është arsye t’i shpallësh luftë ekonomisë së qytetit, se nuk e mund dot. Përsëri do të jesh e humbur.

Është pak a shumë si ajo fushata linçuese e Flamingove në bulevard kundër turizmit, e cila brenda një jave u fshi nga vetë Google, dhe e vetmja shije e keqe që mbeti janë fytyrat e atyre linçuesve, të Arlind Qorit apo Gjergj Erebarës, që do të mbeten gjatë online, të cilët gëzoheshin çdo ditë që vononte Google të fshinte review-t negative, duke shkruar statuse të tipit: “O Ramë, he mo, ku i ke review-t?”

Turizmi shqiptar ka një mijë probleme, por është industria më e madhe në vend. Problemi që kanë këta që duan të bëjnë betejë me turizmin është se mendojnë që turizmi dëmtohet me propagandë false. I sheh se si bëjnë foto me IA me ujëra të zeza, si gjejnë tre veta në një pallat që ankohen për ujë, apo këtë sherrin e përvitshëm pse duhet muzikë deri vonë dhe pse nuk duhet muzikë deri vonë.

Turizmi është përvojë personale, nuk është propagandë. Ata që e provojnë dhe kënaqen, rikthehen; të tjerët provojnë diçka tjetër. Kurse këta që mendojnë se po të shajnë turizmin bie qeveria, nuk di çfarë provojnë kur shikojnë që nuk bie as qeveria, as turizmi.

Thjesht duket që këtyre u ka rënë dielli në kokë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.